Stina Koncertore 2009-2010 sjell dirigjentin anglez William Relton
Në kuadër të Stinës Koncertore 2009-2010, ditën e premte në sallën e Akademisë së Arteve të bukura, orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptarë sjell për herë të parë në Shqipëri dirigjentin e mirënjohur anglez Ëilliam Relton, dhe solistin Aristidh Prosi në Violonçel. Ky koncert simfonik sjell në skenën e akademisë së arteve veprën e Edëard Elgar, (Concerto, Violoncello, op. 85, E minor, Enigma Variations, op 36), dhe Johannes Brahms, (Symphony No 2, op 73, D major).
Jeta artistike e William Relton
Ëilliam Relton që në moshën 14 vjeçare ku u bë pjesëtar i bandave muzikore Brighhouse dhe Rastrick ku u emërua cornet-ist solist që në moshën 17 vjeçare. Me pas ai zuri vendin e trompistit të dytë dhe cornet-stit kryesor në Orkestrën Simfonike të Birminghamit duke qenë dhe fitues i një burse studimi në Royal College of Music. Gjatë studimeve në kolegj Ëilliam Relton luajti me të gjitha orkestrat e mëdha të Londrës dhe për një sezon edhe në Royal Opera House, Covent Garden. Ai iu bashkua orkestrës së Sadlers Ëells Opera (sot ENO) duke qenë trompist i parë. Në vitin 1957 gjindet në BBC fillimisht si instrumentist në BBC Concert Orchestra, duke u caktuar më pas si producent muzikor. Në 1970 bëhet Manaxher Orkestre i BBC Symphony Orchestra dhe u ngrit në detyrë duke u bërë Menaxher i Përgjithshëm në 1975. Ai ka punuar me të gjithë dirigjentet e mëdhenj të ditëve tona duke filluar që nga Ashkenazy, Bernstein, Boulex e deri te Zender dhe Zinman, qe i suksesshëm edhe në emërimin qoftë të Gennadi Rozhdesvensky dhe Sir John Pritchard në vendet e Chief Conductor të BBC Symphony Orchestra. Ëilliam Relton ka qenë përgjegjës për të gjitha aktivitetet e Orkestrës duke përfshirë edhe turnetë e saj në Australi, Kinë, Japoni dhe në shumicën e shteteve të Europës. Ai u largua nga BBC për të filluar punën në postin e General Manager of Eastern Orchestral Board (Menaxher i përgjithshëm i Bordit të Orkestrave të Lindjes), ku ishte përgjegjës për financimin e rreth 250 koncerteve në vit, të vëna në skenë nga orkestra simfonike profesionale dhe orkestra të muzikës së dhomës. Kohet e fundit ai i ka kushtuar më shumë kohë dirizhimit dhe vlerësimit duke qenë dhe në Management Commite of the Donatella Flick Conductors Competition (Komitetin e Menaxhimit për Konkursin për Dirigjent Donatella Flick). Ky është prezantimi i tij i parë në Shqipëri, me Orkestrën Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar.
“I përjetshmi Majkëll Xhekson”, vjen në shqip libri për mbretin e pop-it
“I përjetshmi Majkëll Xhekson”, titullohej libri kushtuar mbretit të pop-it i cili nuk ka munguar në Panairin e Librit që u mbajt në Pallatin e Kongresit gjatë fundjavës në Tiranë. Libri kushtuar këngëtarit i cili u nda nga jeta më 27 qershor të këtij viti doli në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Toena” . “I përjetshmi Majkell Xhekson” është titulli në shqip i librit të shkruar nga autori David L'Hermitte, një autobiografi e mbretit të pop-it, që sjell data, ngjarje dhe elemente të rëndësishme të jetës së artistit, që vazhdoi lavdinë dhe triumfin e tij edhe pas vdekjes. Libri është hedhur në tregun shqiptar të botimeve nga shtëpia botuese “Toena”.
Akademia e Filmit MARUBI shfaq “Të premten spanjolle”
Akademia e Filmit dhe multimedias MARUBI, në bashkpunim me ambasadën Spanjolle në Shqipëri sjell “Të premten spanjolle” çdo të premte në orën 19.00. “14 Kilometros” quhet drama që do të shfaqet në datën 20, e drejtuar nga Gerardo Olivares. Kjo dramë u nderua me çmimet, “Golden Spike”, “Best Music” dhe “Best Director of Photography” në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në 2007. Gjatë të premteve në vazhdim do të shfaqen filma dhe drama në gjuhën spanjolle të subtitruara në anglisht, hyrja do të jetë falas.
17 Nentor 2009