Mari-Anzh Kasta, seksi dhe provokuese, si e motra Leticia
Të njëjtët sy manjetikë, të njëjtat buzë sensuale, të njëjtin profil dhe trup mahnitës. Ajo quhet Mari-Anzh Kasta dhe është motra më e vogël e Leticias, aktores së njohur franceze. Ajo shfaqet me disa poza seksi për revistën “Express”, e bukur, e zhveshur dhe e vendosur të sfidojë motrën më të madhe. Në fund të fundit, gjaku i mirë nuk mund të na zhgënjejë... Mari-Anzh e ka kaluar gjithë rininë e saj në sfilata dhe fotografitë e fundit nuk janë aspak të vështira për t’u realizuar. “Kam filluar të sfiloj të moshën 3-vjeçare, shumë më herët se motra ime”-, thotë bukuroshja, e cila thekson se gjithçka e ka arritur pa ndihmën e askujt. Tani ajo jeton në Paris dhe pretendon të bëhet modele dhe të studiojë në një shkollë për t’u bërë stiliste. Pikat e saj të forta? “Natyrshmëria. Ime motër është e bukur, im vëlla është i pashëm, unë jam simpatike. Prindërit nuk na kanë mësuar të jetojmë me kultin e bukurisë. Dhe për këtë, nuk mendoj kurrë të zgjohem në mëngjes, të shkoj para pasqyrës dhe t’i them vetes se jam më e bukura në botë. Ajo që ka më shumë vlerë, nuk është një gojë e bukur dhe sy elektizues. Bukuria e një femre bëhet e veçantë, kur ndërthuret me tipare të karakterit”,- shprehet Kasta.
17 Nentor 2009