E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i i Librit të 12-të “Tirana 2009”, kurorëzon fituesit



Izaura Ndoj

Cermonia e ndarjes së çmimeve të panairit të 12-të të Librit “Tirana 2009” u mbajt dje në mjediset e panairit, sëbashku me konferencën përmbyllëse të panairit të 12-të të Librit. Përveç 4 çmimeve tradicionale të Panairit të Librit që janë akorduar çdo vit, prej këtij edicioni është themeluar edhe një tjetër çmim ekskluziv i cili iu dha shtëpisë botuese për nivelin e promocionit më të mirë. Për të dhënë çmimin “Autori më i mirë i vitit 2009” ishte kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri ku shpalli shkrimtarin Ben Blushi, me romanin “Otello, arapi i Vlorës”. Gjatë marrjes së çmimit Ben Blushi u shpreh se “Jo vetëm panairi por edhe gjallërimi i kaq shumë shtëpive botuese në kaq pak kohë është një nxitje për autorët, për letërsinë në përgjithësi, dhe pa dyshim edhe për lexuesit. Besoj se pas kaq shumë vjetësh edhe letërsia shqipe ka filluar të rigjallërohet, e të thyej përpara shumë zanate të tjera në këtë trancizion të zgjatur. Jam i bindur se këto çmime për të gjithë ne janë inkujarim i madh për të vazhduar sepse përmes tyre zë vend edhe inkujarimi shpirtëror”. Ndërsa çmimi “Përkthyesi më i mirë i vitit 2009” iu dha Amik Kasoruhos për përkthimet e librit “Tregimet e Montalbanos” të autorit Andrea Camilleri. Për të dorëzuar çmimin ishte e ftuar zv/ministre e MTKRS-së, Zana Turku. Më tej Kasoruho u shpreh se “Dua tju siguroj se Petrit Ymri meqë më ftoi në shtëpinë e tij botuese nuk më ka mbajtur me hatër. Me këtë çmim më keni kthyer në Shqipëri, në atë që më ka munguar”. Ndërkohë çmimi “Libri më i mirë për fëmijë”, u shpall Xhevat Syla për librin me poezi “Ditë vjeshte”. Çmimi u dha nga Drejtori i shtëpisë botuese “Neraida”, Jani Malo. “Ky është një nderim që më bëhet mua dhe librit tim por njëkohësisht edhe gjithë letërsisë sonë për fëmijë”-u shpreh Syla. Stenda më e mirë 2009 u vlerësua nga drejtori i shtëpisë botuese “Omska 1”, Luan Pengeli për realizimin më të mirë artistik dhe arkitektonik që iu dha shtëpisë botuese Media Print. “Një aktivitet i përmasave të tilla meritonte një prezantim dinjitoz. Libri si diçka e çmuar për ne bën që ta vlerësojmë shumë” theksoi Pengeli. Promocioni dhe promovimi më i mirë 2009, iu dha shtëpisë botuese “Toena” nga drejtori i shtëpisë botuese Ombra GVG”, Gëzim Tafa. Drejtoresha Irena Doçi ju premtojmë autorëve shqiptar kudo ku krijojnë në të gjithë trojet tona që “Toena” do të jetë në mbështetje të tyre dhe do të vazhdojë të bëjë promocion në emër të Institutit të librit dhe promocionit Toena. Kjo është një juri popullore, ku marrim mendimin e të gjithë botuesve pjesëmarrës.

Cmimet e Panairit të 12-të të librit 2009
“Autori më i mirë 2009” Ben Blushi
“Përkthyesi më i mirë” Amik Kasarufo
“Libri më i mirë për fëmijë” Xhevat Syla
“Stenda më e mirë” Shtëpia botuese “Media Print”
“Promocioni më i mirë” Shtëpia botuese “TOENA”

Cmimi “Autori më i mirë i vitit 2009 u shpall Ben Blushi me romanin “Otello, arapi i Vlorës”.

17 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›