Madonna në Super Bowl, vëllai i pastrehë e ndjek nga parkingu
LOS ANGELES - Vëllai i mbretëreshës së popit, i pastrehë Anthony Ciccone, performancën e motrës në Super Bowl e ka ndjekur nga parkingu i stadiumit me një grup të personave të pastrehë me të cilët ai jeton.
Duket e pabesueshme, po derisa Madonna u shfaq gjatë pushimit në Super Bowl, që është ngjarja më e madhe sportive në Amerikë, duke i kënaqur miliona shikues, vëllai i saj i pastrehë, 55-vjeçari Anthony Ciccone, nuk e ka ndjekur shfaqjen nga radhët e para, por nga parkingu i stadiumit, raportojnë mediat britanike.
Anthony shkoi atje me një grup njerëzish nga Michigan, ku ai jeton në një strehimore për të pastrehët, dhe udhëtimi u organizua nga radiostacioni KTL, duke u dhënë atyre një mundësi për të fituar para. Anthony është një nga anëtarët e grupit “The Missfits” dhe rregullisht paraqitet në këtë stacion roku.
Madonna dhe vëllai i saj nuk komunikojnë prej disa vitesh me radhë, sepse mbretëresha e pop-it ka ndërprerë të gjitha kontaktet me të për shkak të varësisë së tij nga droga dhe alkooli.
Ajo i ka ofruar vëllait që t’ia paguajë rehabilitim.
(d.b/BalkanWeb)