Premtoi liri, pranga avokatit sekser
Tirane - Nje avokat ka rene ne prangat e policise mbremjen e djeshme, pasi akuzohet se ka marre 300 mije leke ndaj nje personi, duke i premtuar se do te ndikonte per te ndryshuar masen e sigurise nga "arrest ne burg" ne "arrest shtepie" per te afermin e saj. Lajmi eshte bere i ditur dje nga Policia e Shtetit, e cila organizoi edhe operacionin e koduar "Sekseri", duke vene ne pranga Myftar Rusten, 46 vjec, me profesion avokat. Duke perfituar nga profesioni i avokatit, Rusta dyshohet se i ka marre te hollat vellait te nje klienti, i akuzuar per vjedhje, i cili ndodhet ne dhomat e paraburgimit me masen e sigurimit "arrest ne burg". Ai i ka premtuar se do te nderhynte te prokurori dhe gjyqtari per te ndryshuar kete mase sigurimi.
A.C
A.C