E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia kërcënon familjen e Berbatov

Dimitar Berbatov, sulmuesi i Bullgarisë dhe Mançester Junajtid po përjeton ditë të vështira. Sipas mediave britanike, ai ishte viktimë e një shantazhi nga mafia e vendlindjes. Kriminelët i kërkuan 500 mijë sterlina (afro 550 mijë euro) për të mos i marrë peng bashkëshorten Elena dhe vajzën Dea. Berbatov vazhdon të qëndrojë jashtë fushave, pas një dëmtimi në gju dhe qëndroi për disa ditë në Bullgari. Por, sapo mori kërcënimin, lojtari u kthye në Angli falë një aeroplani privat të vendosur në dispozicion nga Ferguson.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›