Vangjeli, titullar pas afro tre muajsh
Kristi Vangjeli do të rikthehet të luajë si titullar tek Arisi i Selanikut pas afro tre muajsh. Në sfidën e së shtunës (5 dhjetor), lojtari i Kombëtares shqiptare do të zërë vendin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes, në transfertën e vështirë në fushën e Levadhiakosit. 24-vjeçari duket se është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit në gju që pësoi në stërvitje gjatë javës së parë të shtatorit, vetëm pak ditë përpara ndeshjes që Shqipëria barazoi 1-1 me Danimarkën. Gjatë fundjavës së kaluar ai u aktivizua për rreth 15 minuta në takimin që Arisi zhvilloi me Panioniosin. Me paraqitjen e tij, Vangjeli duket se bindi edhe trajnerin Hektor Raul Kuper për formën e mirë fizike. Tekniku i mirënjohur argjentinas e vlerëson lojën e mbrojtësit kuqezi dhe e cilëson si një prej pikave të forta të skuadrës.
e. k.
e. k.