Magath gjobit lojtarët që nuk e dëgjojnë

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 18:41
Felix Magath ka vendosur të veprojë ndaj lojtarëve të Wolfsburgut. Magazina gjermane, ‘Kicker’ zbulon vendimin e fundit drastik të ish trajnerit të Bayern Munich e Schalke 04.
Humbja e fundit nga Borussia Monchengladbach në Bundesligë (4-1) e ka mllefosur Magathin, i cili me këtë rast i ka gjobitur dy elemente, Patrick Helmes e Mario Mandzukic, me nga 10 mijë euro, pasi që nuk e kanë dëgjuar dhe aplikuar taktikën e trajnerit gjerman.
Menaxheri i Helmes, Gerd Vom Bruch, është zhgënjyer tej mase me trajnerin, për të cilin thotë se po shkatërron gjithçka dhe se po i kalon limitet.