E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maggio: Napoli nuk ka frikë nga Chelsea

Anësori i Napolit, Christian Maggio, thotë se ata nuk ia kanë frikën Chelseat.

Napoli është caktuar të përballet me Chelsean në 1/8-tën e finales së Ligës së Kampionëve, pasi u kualifikua nga pozita e dytë e grupit A.

“Ne do të bëjmë gjithë çfarë është në fuqinë tonë për të kaluar më tej. Chelsea sigurisht është një skuadër e fuqishme, por ne nuk kemi frikë. Ne jemi të gatshëm për cilindo kundërshtar”, ka thënë Maggio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›