Ronaldo: La Liga më e mira në botë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, beson se La Liga është liga më e mirë e futbollit në botë.
Duke folur me rastin e ndarjes së çmimit Lojtari më i Mirë në konventën Globe Soccer në Dubai gjatë të mërkurës, 26-vjeçari ka thënë se ai luan në ligën më të mirë në botë.
“Kur isha te Manchester United, kam mësuar rregullat bazike të futbollit, veçanërisht disiplinën e ndalimit, por La Liga është më e mira në botë pasi kjo bazohet në aftësitë dhe teknikat e lojtarëve”, ka thënë Ronaldo.
Portugezi po ashtu ka mohuar spekulimet se ai dëshiron të rikthehet te Manchester United. “Nuk dua të mendoj për të ardhmen, në vend të saj më pëlqen të shijoj çdo moment”, ka shtuar Ronaldo.