Martohet Messi?
Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 16:07
Futbollisti që dy herë fitoi topin e artë, Lionel Messi pritet të martohet në fund të qershorit më të dashurën e tij Antonella Roccuzzo. Lionel Messi është takuar me Antonellan në moshën pesëvjeçare dhe që të dy janë nga Rosario e Argjentinës.
Ata njohin mirë njëri-tjetrin dhe për Lionel Messin jeta e tij do të kompletohet me t’u kurorëzuar me Roccuzzon.
“E kam parë Antonellën duke u rritur. Njihemi mirë që nga fëmijëria. Gjithashtu edhe familjet tona njihen mirë, kështu që nuk kemi asnjë dyshim për njëri-tjetrin”, citohet të ketë thënë Messi nga AS.