Magji e Hykës, Tirana me 9 vetë thyen Elbasanin
• Ndonëse e shpërfytyruar në pjesën më të madhe të lojës, skuadrës së Tiranës i kanë mjaftuar dje vetëm 25 minutat e fundit për të përmbysur gjithçka e për të marrë fitoren 2-1 mjaft të çmuar ndaj rivalit direkt, Elbasanit.
Ergis Tafalla
Një përballje që ka startuar me Elbasanin superior në fushë. Kanë qenë pikërisht verdheblutë ata, të cilët, falë këmbënguljes së tyre, por edhe problemeve të mëdha në lojën e Tiranës, kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 6’ me anë të Endri Dalipit. Goditje kjo që çuditërisht nuk ka shërbyer aspak për të “zgjuar” bardheblutë nga gjumi. Përkundrazi, ekipi kampion është shfaqur krejt i pafuqishëm për t’iu përgjigjur një loje modeste të elbasanasve. Gjithsesi, miqtë kanë vazhduar të jenë më ofensivë, duke krijuar gjithashtu disa raste edhe pse pa forcën për të thelluar avantazhin. Epërsi me të cilën verdheblutë kanë mundur të shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë. Nën të njëjtat ritme ka nisur edhe fraksioni i dytë i lojës, pavarësisht ndryshimeve të aplikuara nga skuadra e Tiranës. Një lojë e turpshme e kampionëve në fuqi, që ka ndryshuar edhe atmosferën në shkallët e stadiumit, ku më shumë se tifozllëk, dëgjoheshin talljet me skuadrën. Ndërkohë në fushë është prishur “fair-play” nga Mohelebi, i cili në minutën e 55’ ka shënuar kartonin e parë të verdhë të takimit. E pikërisht në këtë moment gjyqtari Bardhyl Pashai është shndërruar në protagonistin kryesor të ndeshjes. Vetëm pesë minuta më vonë, arbitri do të vendoste Tiranën edhe në inferioritet numerik, duke ndëshkuar Fortuzin me karton të kuq, për një ndërhyrje të këtij të fundit të diskutueshme për masën e marrë. Por përkeqësimi i situatës në kampin bardheblu ka vijuar, teksa një minutë më pas ka qenë përsëri Pashai që ka ndëshkuar Mohelebin me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë kështu Tiranën me vetëm 9 futbollistë përballë Elbasanit të plotë e njëkohësisht në avantazh. Por si për ironi të fatit, ky “handikap” i madh te kontigjenti i kampionëve u shndërrua në favor të Tiranës. Ka qenë i “persekutuari” nga tifozeria bardheblu, Daniel Xhafaj, ai që ka shënuar golin e barazimit për Tiranën në minutën e 70’, duke ringjallur shpresat e kampionëve në këtë sfidë. Vetëm mbas pesë minutash, i talentuari Hyka ka bërë mrekullinë, duke dhuruar shoë e shënuar golin e dytë dhe të fitores për Tiranën. Një përmbysje si në rezultat, ashtu edhe në lojë, ndonëse në disavantazh numerik, ka bërë që kampionët të ngjiten nga shpërfytyrimi i turpshëm i pjesës së parë në lavdinë e fitores thuajse të pamundur që i dha Tiranës edhe vendin e tretë në kampionat. Në kampin tjetër, asnjë nga skuadra e Elbasanit duket s’e kuptonte atë çfarë kishte ndodhur brenda vetëm 15 minutave të fundit.
Kategoria Superiore
Java e 25-të
DJE
TIRANA - ELBASANI 2 - 1
D. Xhafaj 72’, Hyka 77’ / Bejzade 6’
SOT
PARTIZANI - KASTRIOTI (Q. Stafa)
E. Dobi, L. Mustafaraj, A. Molla
VLLAZNIA - FLAMURTARI
S. Jareci, E. Miho, E. Doda
BESA - SHKUMBINI
S. Çekaj, E. Biçaku, G. Qirici
SKËNDERBEU - BESËLIDHJA
A.Janku, G. Maloku, D. Rexha
Ndeshjet fillojnë në ora 15:30
NESËR
DINAMO - TEUTA (S. Stërmasi)
L. Jemini, D. Salaj, A. Guçe
Ndeshja fillon në ora 16:30
Sulejman Mema
“Pashë një Tiranë të shpërfytyruar pjesën e dytë, një Tiranë që luan me tetë vetë më mirë se me dhjetë në fushë. Unë e kam thënë që në fillim, por ndoshta e keni marrë për kapital. Revolucioni që unë dua të bëj është edhe në planin moral. Një futbollist që s’luan futboll me shpirt, nuk do t’i paraqesë dot vlerat në fushë. Më bëhet qejfi që jemi të tretët, por luftojmë për Kupën”.
Alimehmeti
I shokuar nga humbja e pësuar përballë Tiranës, ish-ekipit të tij, trajneri i Elbasanit, Krenar Alimehmeti, nuk ka dalë dje pas ndeshjes në konferencën për shtyp të detyruar për trajnerët. Një veprim ky i Alimehmetit i parashikuar nga të gjithë gazetarët e pranishëm, pasi tashmë kreu i pankinës verdheblu e ka bërë ritual të tijin refuzimin e konferencave për shtyp sa herë që mundet.
Fenomeni
Krejtësisht e pamundur të jetë një koincidencë. Një javë më parë, Elbasani arriti një fitore të thellë në shtëpi me Skëndërbeun. Takim të cilin korçarët e kanë zhvilluar për një pjesë të madhe kohe në inferioritet numerik, pasi gjyqtari i asaj ndeshjeje dha dy kartonë të kuq për Skëndërbeun. Një histori e përsëritur në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës, Fortuzi e Mohelebi morën të kuqe.
Jahmir Hyka
Talenti i skuadrës së Tiranës, Jahmir Hyka, ka shënuar dje në përballjen ndaj Elbasanit golin e dytë për bardheblutë dhe atë të përmbysjes së fitores së kampionëve. Një gol i çmuar akoma më shumë edhe për spektaklin e dhuruar nga Hyka. Për 20-vjeçarin, goli i djeshëm është i 2-ti në kampionat dhe i 7-ti sezonal, pasi ka realizuar edhe 5 gola në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë.