E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pret Dukën në presidencë

• Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi do të presë në një takim ditën e diel presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e presidencës, që ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet paraditen e 30 marsit. Edhe pse nuk janë dhënë detaje për atë që do të bisedohet në këtë takim, është fare e lehtë ta marrësh me mend. Situata e krijuar së fundmi në futbollin shqiptar ka shqetësuar edhe krerët më të lartë të vendit, që duket se po bëjnë përpjekje për të sistemuar diçka. Ky takim vjen pasi Shqipëria u pezullua nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare nga FIFA dhe UEFA për shkak të ndërhyrjeve të politikës në futboll si edhe pas “rebelimit” të disa klubeve Superiores që i bënë presion FSHF-së për krizën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›