E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen varrezat! Po pjesët e këmbimit ku do ti blejmë?

Tiranë Pronarët e varrezave të makinave i kanë shitur për skrap hekurishtet dhe makinat e vjetra, para se të hynte në fuqi vendimi për sekuestrimin e tyre. Akti normativ i qeverisë parashikonte që varrezat të largoheshin një mijë metra nga rruga. Por në mungesë të truallit për të zhvendosur biznesin, ata kanë preferuar më mirë ti shesin makinat e vjetra për skrap sesa tia dhuronjnë shtetit. Ndërsa janë pastruar tashmë sheshet në anë të rrugëve ku ishin përqëndruar këto makina, një pyetje po bëhet mes atyre që disponojnë makina: Ku do ti blejmë pjesët e këmbimit kur të na nevojiten?

Rëndom, shumë prej shqiptarëve u drejtoheshin varrezave për të blerë pjesë këmbimi që dalin jashtë përdorimit apo dëmtoheshin si pasojë e aksidenteve. Varrezat janë vendi ku drejtohen shumica e njerëzve për të tilla probleme, si për të zëvendësuar derën e demtuar të makinës, një parakolp e prapakolp, pasqyra, stopa e fenerë. Por tashmë, ata do të detyrohen tu drejtohen koncensionarëve apo dyqaneve ku, natyrisht, çmimet janë shumë më të shtrenjta.

VARREZA MAKINASH TRANSPORT MAKINASH PJESE MAKINASH PJESE MAKINASH A MAKINE E SHKATERRUAR MAKINA AUTOSTRADA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Varrezat e makinave, PS: Të verifikohen, ka objekte krimi
  2. Vendimi, varrezat e makinave 1 km larg rruges

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›