Ferrari e do për Valencian: Shumi kërkon të mendohet
Tani që gjendja e Masës
është përmirësuar, Ferrarit
i duhet të planifikojë të
ardhmen e afërt. Mjeku personal
i brazilianit, Dino Altman, është
shprehur: "Felipe nuk ka pësuar
dëme në syrin e majtë. I është
hapur në mënyrë të stimuluar,
sepse është ende i ënjtur, por
ai shikon mirë". Më parë ishin
shprehur edhe doktorët lokalë:
"Mund të themi se Masa do ta lërë
klinikën me këmbët e tij dhe nëse
vazhdon të përmirësohet me këtë
shpejtësi, mund ta bëjë brenda
10 ditëve". Tashmë "qëndrojnë në
këmbë" ende pikëpyetjet për të
ardhmen e pilotit brazilian. "Jeta
tij nuk është në rrezik, por askush
nuk mund të thotë nëse problemet
në sy nuk do ta kushtëzojnë
karrierën e tij. Gara e radhës
për Botërorin, GP e Europës në
Valencia, është programuar për
23 gushtin dhe dihet që ditët, në
këto raste, kalojnë shumë shpejt.
Kimi Raikonen vjen nga një garë
e mirë në Hungarorin, por në
Spanjë nuk do të garojë i vetëm,
sikurse ndodhi të dielën e kaluar.
Logjikisht, kandidatët për
ta zëvendësuar Masën janë tre:
dy kolaudatorët Luka Badoer (i
cili pas një incidenti rezulton i
dëmtuar) e Mark Zhene, si dhe
Majkëll Shumaker. 7 herë kampioni
i botës është ende në librin
e pagave të Maranelos, në rolin e
konsulentit, që parashikon edhe
disa testime me makinën në
pistë. Për të, deri tani kishte folur
menaxheri Vili Veber, i cili ka përjashtuar
impenjimin e gjermanit,
pasi ai nuk është rikuperuar ende
nga incidenti me motor që pësoi
në shkurt në Kartagjenë.
Por pikërisht dje kanë mbërritur
fjalët e Sabine Kehm, zëdhënëses
së Shumit, për BBC. "Nëse Ferrari
do t‘ia kërkojë Majkëllit një gjë të
tillë, ai do të mendohet. Por në fi llim
çështja duhet të merret në konsideratë
nga Ferrari. Në një situatë
normale do të thosha se nuk është
i interesuar, ngaqë është i angazhuar
në jetën e tij dhe nuk ndjen
nostalgji. Por tani situata është
krejt e ndryshme, edhe pse jemi në
fushën e hipotezave. Prandaj Majkëll
nuk dëshiron të hyjë në këtë
diskutim". Gjermanit, që stërvitet
Prezantohet Eto‘o: Flas
në fushë, nuk puth fanella
Strategjia e Berluskonit:
Milan, mjaft më me "pleq"
Pasanikët e sportit, Tajgër
Vuds kryeson me 100 mln USD
Inter Deklarata Klasifi kimi
Shumë dëshirë për të fi lluar aventurën
e re tek Interi dhe për të punuar "nën
urdhrat" e Murinjos. Samuel Eto‘o u
prezantua përpara tifozëve interistë dhe
ka sqaruar ndryshimin ndërmjet tij dhe
Ibrahimoviç, që vetëm pak orë më parë
puthte fanellën e Barçës. "Dua të fi toj
besimin e tifozëve duke punuar shumë
dhe jo nëpërmjet gjesteve të tilla. Ibrës i
uroj sa më shumë fat dhe nëse dëshiron
ta puthë fanellën, mund ta bëjë". Eto‘o
flet edhe për ish-skuadrën e tij: "Te
Barcelona kam përjetuar një periudhë
të jashtëzakonshme". Përkrah sulmuesit,
në konferencën për shtyp ndodhej
edhe Murinjo, për të cilin 28-vjeçari tha:
"Ndihem krenar që do të luaj për një
trajner si Hoze". Pas deklaratave, dje
Samuel Eto‘o u prezantua në "Apiano
Xhentile", ku veshi për herë të parë
fanellën zikaltër të Interit, me numrin 9.
Me premtimin "Kam ardhur të shkruaj
historinë e klubit", lojtari kamerunas
ka zhvilluar stërvitjen e parë nën sytë
e teknikut Murinjo dhe të afro një mijë
tifozëve të pranishëm.
Nga Monteçitorio, duke biseduar
me Umberto Bosin dhe deputetin
Daniele Maranteli, Silvio Berluskoni
zbuloi strategjitë që do të ndjekë Milani
i tij. Presidenti i kuqezinjve pohoi se
në skuadër do të krijohen më shumë
hapësira për të rinjtë nën 23 vjeç. "Nuk
do të marrim më lojtarë mbi 30 vjeç,
edhe sepse kanë rroga të larta. Do t‘u
besojmë të rinjve të moshës nën 23
vjeç", tha drejtuesi më i lartë i klubit.
Gjithsesi, Berluskoni nuk ka preferuar
të bëjë asnjë koment rreth ofertës së
Çelsit: për të blerë Pirlon, anglezët janë
të gatshëm të paguajnë 12 milionë euro
dhe të kalojnë në "San Siro" 31-vjeçarin
Klaudio Pizarro. Të marra fjalë për fjalë,
deklaratat e tij sugjerojnë se alternativat
Luis Fabiano, Trezege dhe Huntelar për
sulmin nuk shihen si zgjidhje. I menjëhershëm
reagimi i trajnerit Leonardo,
që nga Mynihu deklaroi: "Kontingjentit i
mungojnë disa elementë që të kompletohet.
T‘u besosh talenteve do të thotë
të programosh të ardhmen, por është e
qartë që vetëm të rinjtë nuk mjaftojnë".
Me Tajger Vuds dhe Fil Mikelson, golfi
mbetet sporti i të pasurve. Ky përfundim
del pas klasifi kimit të përvitshëm
të "Sports Illustrated", që ka publikuar
"Top70" të sportistëve më të pasur në
botë, i ndarë në "Top50" për sportin
amerikan dhe "Top20" për pjesën tjetër
të globit. Aty janë përllogaritur të ardhurat
për periudhën 2007-2008, duke
mbledhur rrogat me përfi timet nga e
drejta e imazhit, sponsorizimet, marketingu
e të tjera. I pari në listë konfi rmohet
kampioni i golfi t, Tajger Vuds, me 100
milionë dollarë amerikanë: rroga është
"vetëm" 8 milionë USD. Në vendin e
dytë ndodhet një tjetër golfi st, Fil Mikelson,
me 52.95 milionë dollarë në vit. I
treti (i pari nga futbollistët) është Devid
Bekham, me 45.2 milionë në vit. Dhjetë
vendet e para plotësohen nga LeBron
Xhejms (42.410 milionë), Kimi Raikonen
(40.1), boksieri fi lipinas Meni Pakuiao
(40), Lionel Mesi (39,9), lojtari i bejsbollit
Aleks Rodriguez (39), Fernando Alonso,
Shakill O‘Nill e Valentino Rosi (me 35
milionë dollarë secili).
rregullisht, i është dashur të kalojë
një incident të frikshëm me motor
në dimër në Kartagjenë. "Ka pasur
një incident në shkurt dhe ka pasur
probleme me shpinën. Nuk di të
them se një gjë e tillë do t‘ia lejojë
të garojë në Formula 1, ka shtuar
Kehm. Dhe mos harroni, është në
moshën 40-vjeçare". Është e qartë
që të shikosh Shumin sërish mbi
makinë do të ishte vërtet bukur,
por është e padiskutueshme që
Majkëlli në këtë rast ka më shumë
për të fi tuar, sesa për të humbur:
nëse do t‘i ecë mirë, do të shndërrohej
në një fenomen; nëse do të
shkojë keq, të gjithë do të ishin
të gatshëm të thoshin se është e
thjeshtë të fi tosh me një makinë
superiore. Në Formula 1 kujtesa e
të gjithëve është më se e shkurtër.
Një tjetër kandidat përfl itet të jetë
Fernando Alonso. Skuadra e tij,
Renaulti, është e skualifi kuar për
garën e Valencias. Por si skuadra
franceze, ashtu dhe ajo italiane e
kanë përgënjeshtruar në mënyrë
kategorike këtë mundësi. Pra,
nëse qëndrojmë me këmbë në
tokë, i favorizuari është Mark
Zhene. Ndoshta do të mësojmë
më shumë në ditët e ardhshme.
është përmirësuar, Ferrarit
i duhet të planifikojë të
ardhmen e afërt. Mjeku personal
i brazilianit, Dino Altman, është
shprehur: "Felipe nuk ka pësuar
dëme në syrin e majtë. I është
hapur në mënyrë të stimuluar,
sepse është ende i ënjtur, por
ai shikon mirë". Më parë ishin
shprehur edhe doktorët lokalë:
"Mund të themi se Masa do ta lërë
klinikën me këmbët e tij dhe nëse
vazhdon të përmirësohet me këtë
shpejtësi, mund ta bëjë brenda
10 ditëve". Tashmë "qëndrojnë në
këmbë" ende pikëpyetjet për të
ardhmen e pilotit brazilian. "Jeta
tij nuk është në rrezik, por askush
nuk mund të thotë nëse problemet
në sy nuk do ta kushtëzojnë
karrierën e tij. Gara e radhës
për Botërorin, GP e Europës në
Valencia, është programuar për
23 gushtin dhe dihet që ditët, në
këto raste, kalojnë shumë shpejt.
Kimi Raikonen vjen nga një garë
e mirë në Hungarorin, por në
Spanjë nuk do të garojë i vetëm,
sikurse ndodhi të dielën e kaluar.
Logjikisht, kandidatët për
ta zëvendësuar Masën janë tre:
dy kolaudatorët Luka Badoer (i
cili pas një incidenti rezulton i
dëmtuar) e Mark Zhene, si dhe
Majkëll Shumaker. 7 herë kampioni
i botës është ende në librin
e pagave të Maranelos, në rolin e
konsulentit, që parashikon edhe
disa testime me makinën në
pistë. Për të, deri tani kishte folur
menaxheri Vili Veber, i cili ka përjashtuar
impenjimin e gjermanit,
pasi ai nuk është rikuperuar ende
nga incidenti me motor që pësoi
në shkurt në Kartagjenë.
Por pikërisht dje kanë mbërritur
fjalët e Sabine Kehm, zëdhënëses
së Shumit, për BBC. "Nëse Ferrari
do t‘ia kërkojë Majkëllit një gjë të
tillë, ai do të mendohet. Por në fi llim
çështja duhet të merret në konsideratë
nga Ferrari. Në një situatë
normale do të thosha se nuk është
i interesuar, ngaqë është i angazhuar
në jetën e tij dhe nuk ndjen
nostalgji. Por tani situata është
krejt e ndryshme, edhe pse jemi në
fushën e hipotezave. Prandaj Majkëll
nuk dëshiron të hyjë në këtë
diskutim". Gjermanit, që stërvitet
Prezantohet Eto‘o: Flas
në fushë, nuk puth fanella
Strategjia e Berluskonit:
Milan, mjaft më me "pleq"
Pasanikët e sportit, Tajgër
Vuds kryeson me 100 mln USD
Inter Deklarata Klasifi kimi
Shumë dëshirë për të fi lluar aventurën
e re tek Interi dhe për të punuar "nën
urdhrat" e Murinjos. Samuel Eto‘o u
prezantua përpara tifozëve interistë dhe
ka sqaruar ndryshimin ndërmjet tij dhe
Ibrahimoviç, që vetëm pak orë më parë
puthte fanellën e Barçës. "Dua të fi toj
besimin e tifozëve duke punuar shumë
dhe jo nëpërmjet gjesteve të tilla. Ibrës i
uroj sa më shumë fat dhe nëse dëshiron
ta puthë fanellën, mund ta bëjë". Eto‘o
flet edhe për ish-skuadrën e tij: "Te
Barcelona kam përjetuar një periudhë
të jashtëzakonshme". Përkrah sulmuesit,
në konferencën për shtyp ndodhej
edhe Murinjo, për të cilin 28-vjeçari tha:
"Ndihem krenar që do të luaj për një
trajner si Hoze". Pas deklaratave, dje
Samuel Eto‘o u prezantua në "Apiano
Xhentile", ku veshi për herë të parë
fanellën zikaltër të Interit, me numrin 9.
Me premtimin "Kam ardhur të shkruaj
historinë e klubit", lojtari kamerunas
ka zhvilluar stërvitjen e parë nën sytë
e teknikut Murinjo dhe të afro një mijë
tifozëve të pranishëm.
Nga Monteçitorio, duke biseduar
me Umberto Bosin dhe deputetin
Daniele Maranteli, Silvio Berluskoni
zbuloi strategjitë që do të ndjekë Milani
i tij. Presidenti i kuqezinjve pohoi se
në skuadër do të krijohen më shumë
hapësira për të rinjtë nën 23 vjeç. "Nuk
do të marrim më lojtarë mbi 30 vjeç,
edhe sepse kanë rroga të larta. Do t‘u
besojmë të rinjve të moshës nën 23
vjeç", tha drejtuesi më i lartë i klubit.
Gjithsesi, Berluskoni nuk ka preferuar
të bëjë asnjë koment rreth ofertës së
Çelsit: për të blerë Pirlon, anglezët janë
të gatshëm të paguajnë 12 milionë euro
dhe të kalojnë në "San Siro" 31-vjeçarin
Klaudio Pizarro. Të marra fjalë për fjalë,
deklaratat e tij sugjerojnë se alternativat
Luis Fabiano, Trezege dhe Huntelar për
sulmin nuk shihen si zgjidhje. I menjëhershëm
reagimi i trajnerit Leonardo,
që nga Mynihu deklaroi: "Kontingjentit i
mungojnë disa elementë që të kompletohet.
T‘u besosh talenteve do të thotë
të programosh të ardhmen, por është e
qartë që vetëm të rinjtë nuk mjaftojnë".
Me Tajger Vuds dhe Fil Mikelson, golfi
mbetet sporti i të pasurve. Ky përfundim
del pas klasifi kimit të përvitshëm
të "Sports Illustrated", që ka publikuar
"Top70" të sportistëve më të pasur në
botë, i ndarë në "Top50" për sportin
amerikan dhe "Top20" për pjesën tjetër
të globit. Aty janë përllogaritur të ardhurat
për periudhën 2007-2008, duke
mbledhur rrogat me përfi timet nga e
drejta e imazhit, sponsorizimet, marketingu
e të tjera. I pari në listë konfi rmohet
kampioni i golfi t, Tajger Vuds, me 100
milionë dollarë amerikanë: rroga është
"vetëm" 8 milionë USD. Në vendin e
dytë ndodhet një tjetër golfi st, Fil Mikelson,
me 52.95 milionë dollarë në vit. I
treti (i pari nga futbollistët) është Devid
Bekham, me 45.2 milionë në vit. Dhjetë
vendet e para plotësohen nga LeBron
Xhejms (42.410 milionë), Kimi Raikonen
(40.1), boksieri fi lipinas Meni Pakuiao
(40), Lionel Mesi (39,9), lojtari i bejsbollit
Aleks Rodriguez (39), Fernando Alonso,
Shakill O‘Nill e Valentino Rosi (me 35
milionë dollarë secili).
rregullisht, i është dashur të kalojë
një incident të frikshëm me motor
në dimër në Kartagjenë. "Ka pasur
një incident në shkurt dhe ka pasur
probleme me shpinën. Nuk di të
them se një gjë e tillë do t‘ia lejojë
të garojë në Formula 1, ka shtuar
Kehm. Dhe mos harroni, është në
moshën 40-vjeçare". Është e qartë
që të shikosh Shumin sërish mbi
makinë do të ishte vërtet bukur,
por është e padiskutueshme që
Majkëlli në këtë rast ka më shumë
për të fi tuar, sesa për të humbur:
nëse do t‘i ecë mirë, do të shndërrohej
në një fenomen; nëse do të
shkojë keq, të gjithë do të ishin
të gatshëm të thoshin se është e
thjeshtë të fi tosh me një makinë
superiore. Në Formula 1 kujtesa e
të gjithëve është më se e shkurtër.
Një tjetër kandidat përfl itet të jetë
Fernando Alonso. Skuadra e tij,
Renaulti, është e skualifi kuar për
garën e Valencias. Por si skuadra
franceze, ashtu dhe ajo italiane e
kanë përgënjeshtruar në mënyrë
kategorike këtë mundësi. Pra,
nëse qëndrojmë me këmbë në
tokë, i favorizuari është Mark
Zhene. Ndoshta do të mësojmë
më shumë në ditët e ardhshme.