E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shpresoj ta bind Hanin si mbrojtës”

• Debatik Curri sipas të gjitha gjasave do të luajë edhe edicionin e ardhshëm të kuqezinjve si qendërmbrojtës, pasi reparti i tërhequr i Kombëtares shqiptare ka probleme dhe deri tani ende nuk është gjetur zëvendësuesi i Nevil Dedes.“Roli im është ai i mesfushorit, pak rëndësi ka nëse luaj në të majtë apo në qendër, ka thënë Curri për ‘Panorama’. Gjatë këtyre viteve që luaj futboll, unë kam luajtur thuajse në të gjitha rolet, me përjashtim të portierit, por unë preferoj të luaj si mesfushor, sepse aty mund të jap maksimumin tim. Megjithatë e rëndësishme është që unë të jem në formë të mirë dhe t’i shërbej skuadrës, pavarësisht se mund të luaj në qendër të mbrojtjes”. Ai do të jetë i grumbulluar për ndeshjen kundër Moldavisë dhe pritet që të luajë si titullar në këtë takim. “Shpresoj t’i lë përshtypje të mira trajnerit Ari Han, edhe si qendërmbrojtës. Kombëtarja është shumë e rëndësishme për mua dhe unë do të jap gjithnjë maksimumin për sa kohë që do të vesh fanellën kuqezi”, ka thënë Curri. 25-vjeçari është rikuperuar plotësisht pas problemeve që kishte me muskujt e barkut dhe po luan si titullar te Vorskla. Ndeshjet e edicionit të kaluar, Debatik Curri i luajti si mbrojtës qendre në Kombëtaren shqiptare. Në këtë rol e vendosi Oto Bariç për shkak se reparti i tërhequr është më i varfri për sa i përket alternativave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›