E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maho: Të ndryshohet ligji aktual

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kërkon ndryshimin ligjor të përcaktimit të termit "truall industrial". Kjo nënkupton sipërfaqen e tokës që ndodhet jashtë vijave kufizuese të qyteteve dhe qendrave të banuara, mbi të cilin janë ngritur objekte të përhershme ndërtimore për qëllime ekonomike ose që u shërbejnë funksionit të tyre. Plotësimi dhe përmirësimi ligjor i kuptimit të këtij termi, përmes amendimit përkatës nga ana e Kuvendit, duke u përcaktuar brenda kuptimit të truallit industrial dhe ai i rasteve kur trualli industrial bën pjesë brenda vijës së verdhë të qyteteve, siç janë rastet e ish- uzinave, ish-fabrikave krijon mundësinë ligjore që çmimi për metër katror për objektet që eventualisht do t‘i nënshtrohen procesit të privatizimit të jenë sa më reale. Këto propozime ndodhen në proces shqyrtimi në Kuvendin e Shqipërisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›