Policia shpëton adoleshenten prostitutë
Policia e Fierit, që po kërkon 15-vjeçaren e zhdukur nga fshati Rreth-Libofshë i Fierit, ka gjetur një tjetër të mitur, e cila shfrytëzohej për prostitucion. Mbrëmjen e së hënës, ndërsa agjentë të seksionit të antitrafikut kanë qenë duke ushtruar kontroll në motelet e rrugës kombëtare Fier-Ballsh, në vendin e quajtur Qafa e Lalarit, kanë gjetur një 17-vjeçare në një pikë karburanti, pronë e 56-vjeçarit Shefqet Kasaj, e cila shfrytëzohej për prostitucion. Agjentët e antitrafikut kanë arrestuar pronarin e karburantit, si dhe tutorin e adoleshentes Enri Manaj. Policia kishte marrë informacion se një e mitur nga Libofsha ishte marrë me forcë prej disa kohësh dhe shfrytëzohej për prostitucion në karburantin në Qafën e Lalarit dhe kanë menduar se bëhej fjalë për Xhuljeta Agollin, por ka zbuluar se bëhej fjalë për një vajzë tjetër, me inicialet