E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia nuk largohet nga Man Utd

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 22:00

Menaxheri i Antonio Valencias ka mohuar spekulimet rreth transferimit të klientit të tij në Juventus.

Sipas medieve italiane, Bianconerët janë të interesuar për mesfushorin e Manchester Unitedit, por menaxheri i ekuadorianit, Diego Herrera ka theksuar se klienti i tij është i lumtur të mbetet në Old Trafford.

“Juventus? Janë vetëm spekulime. Ka interesim nga Italia dhe Spanja, por asgjë konkrete. Futbollisti ka edhe katër vite kontratë në Manchester, klub ku është shumë i lumtur”, tha Herrera për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›