City, ofertë për Agueron

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 21:14
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka bërë të ditur se klubi do të paraqesë ofertë për sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero.
Reprezentuesi argjentinas ka theksuar se dëshiron të largohet nga Atletico gjatë verës, ndërsa edhe Carlos Tevez ka paralajmëruar se do të braktisë klubin nga Eastlands dhe Aguero duket objektivi kryesor për zëvendësimin e bashkëkombësit të tij.
“Ndoshta në ditët e ardhshme. Nuk kam biseduar ende me askënd, por mendoj se po”, tha Mancini i pyetur nëse do të paraqet ofertë për Agueron.