Maikon + Eto’o, Inter 48 orë sërish në vend të parë
Një gol i brazilianit Maikon në minutën e 75-të dhe një i Samuel Eto’o në shtesën e pjesës së dytë ka mbajtur Interin sërish në lojë përsa i përket titullit kampion në Serie A. Madje skuadra e Murinjos ka marrë sërish kryesimin e kampionatit italian, deri në ndeshjen e mbrëmjes së nesërme mes Romës dhe Lacios. Nëse romanistët fitojnë derbin atëherë ata do të marrin kryesimin përsëri me dy pikë më shumë se zikaltërit. Nga ana tjetër duhet thënë se Juventus vazhdon në serinë e saj negative, këtë herë e detyruar të luajë për një pjesë të mirë loje edhe me dhjetë futbollistë. Në minutën e 37-të të takimit gjyqtari nxorri me karton të kuq Sisoko pas një ndërhyrje të rëndë në dëm të një lojtari të Interit dhe kështu Juve luajti për gati 1 orë me një futbollist më pak.