E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadikllari, një trajner shqiptar në Skoci

Albania-sport (AS) - Shqipëria në Angli dhe Skoci nuk përfaqësohet vetëm nga futbollistë me emër si Shefki Kuqi dhe Rudi Vata, por edhe trajnerë futbolli. Një nga këta, është dhe Spiros Sadikllari, një trajner me Licencën e nivelit të tretë të UEFA "B", të njohur dhe aprovuar nga Federata e Futbollit Anglez (FA). Albania-sport.com ka qenë në kontakte me Sadikllarin, që ka dhe një eksperiencë të dobishme edhe në Tajlandë. Sadikllari ka qenë emigrant në Greqi dhe në vitin 1999 lëvizi drejt Anglisë. "Në vitin 2000 fillova studimet në universitetin e Brightone, të cilin e mbarova në vitin 2003. Gjatë periudhës së studimeve, në vitin 2001 fillova punë si trajner me moshat 13, 14 dhe 15 vjec me ekipet Worthing United, Worthing Dynamo dhe me ekipin e Worthing United nën moshën 14 vjec, ku punova si asistent i trajnerit Mark Simper. "Worthing United gjatë gjithë kampionatit arriti të barazojë vetëm njëherë dhe gjatë gjithë kampionatit, duke u rrëzuar kështu në Serinë B". "Morra ekipin,- pohoi 40-vjecari Sadikllari për sitin tonë, - dhe me eksperiencën time, arrita ta rikthej sërish në Serinë A, ku nga 32 takime fitova 30 ndeshje, duke pësuar vetëm dy humbje në transfertë". Në janar të vitit 2004, Sadikllari do të udhëtojë drejt Tajlandës, duke iu përgjigjur ofertës së universitetit "Dhurakijundit" në Bangkok. "Iu përgjigja ofertës së bërë nga presidenti Charibn, ku drejtova ekipin e këtij univerisiteti me licencën B të futbollit tajlandez", pohon Sadikllari, që shton se gusht të vitit 2004, u rikthye sërish në Angli, ku nisi punën me ekipet e Ëorthing Dynamo nën moshen 11 dhe 14 vjec. Me Ëorthing United U-13 dhe Ëorthing Dynamo U- 11/13/14 Sadikllari punoi për 6 vjet në Ëest Sussex, Angli. "Pasioni për fubollin më bëri që të punoja me të dyja ekipet the arrita rezultate. Tashmë punoj në Skoci me ekipin e East Stirlingshire, një klub me histori gati 125 vjecare, duke qenë asistent i trajnerit Kevin English", shton Sadikllari. East Stirlingshire është një ekip që luan aktualisht në kategorinë e katërt skoceze, por te ky ekip ka fillaur karrierën e tij, një nga legjendat e trajningut botëror, Alex Ferguson. Sadikllari mendon se ka ardhur koha të rikthehet në Shqipëri. "Kam eksperiencën e duhur për të drejtuar një skuadër shqiptare, të cdo niveli: nga Kategoria Superiore dhe deri te kombetaret e moshave. Eksperienca e futbollit anglez por dhe konsultat dhe praktikat e kryera te klubi i famshëm anglez, Arsenalit dhe trajnimet teorike dhe praktike nga Arsen Venger, ma japin këtë siguri", - përfundon Spiros Sadikllari, që jeton në Ëest Lothian të Skocisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›