E Diel, 1 Nëntor 2026

Majdanozi dhe specat ndikojnë në inflamacionin e trurit

Një substancë që ndodhet te majdanozi dhe specat jeshilë, “luteolina” ka treguar se mund të ulë inflamacionin në disa zona të trurit. 

Kjo substancë është një flavonoidë, i fuqishëm antioksidantë i njohur prej kohësh për vetitë e saj antiiflamatore, që ndodhen në një varietet të gjerë ushqimesh, mes të cilave në perimet dhe frutat, përveçse në çaj dhe kamomil. Në një studim të kohëve të fundit, të publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, Saebyeol Jang dhe bashkëpunëtorët e tij të Universitetit të Ilinoisit kanë ekzaminuar disa kafshë në kushte laboratorike, veprimin e “luteolina” në qelizat përgjegjëse për reagimin mbrojtës të indit nervor. Në rast inflamacioni kronik, një prodhim i tepërt i molekulave inflamatore, konsiderohet përgjegjës për përkeqësimin e degjenerimin e neuroneve që janë baza e sëmundjes të Alzaimerit dhe sëmundjes të Creutzfeld-Jakob.
Në një eksperiment të parë mbi qelizat e infektuara nga bakterie, shkencëtarët kanë parë se “luteolina” ndikontë në uljen e inflamacionit dhe ishte në gjendje të bllokonte një aktivizues të geneve që kodifikohen për molekulat e inflamacionit. Në një studim të dytë, testet e kryera mbi minjtë te të cilët ishin injektuar baktere pasi u ishte dhënë të pinin ujë me “luteolinë” për tre javë, kanë treguar për një ulje të faktorëve të inflamacionit në gjak dhe në tru, në veçanti në zonat e hipotalamusit dhe asaj që lidhet me memorien dhe të kuptuarin.

Nëse doni të merrni më shumë informacion për sëmundje të caktuara apo doni të komunikoni me mjekë specialistë, mund të kontaktoni me ne nëpërmjet letrave ose postës elektronike në adresat e mëposhtme:
Adresa: Rr. “Jordan Misja” (prapa shkollës “Harry Fulltz”), pallati 1, kati 2, Tiranë.
Tel.00355 4 273 207|08|09       
E-mail:panorama_shendet@yahoo.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›