Hetimi për kokainën trondit futbollin
Policia angleze po heton për një pistë shpërndarje kokaine, në të cilën duket se janë përfshirë disa futbollistë të kampionatit anglez. Sipas asaj që raporton "News of the World", hetuesit e "Skotland Jard" janë gati të marrin në pyetje një futbollist shumë të njohur, i cili dyshohet se përdor drogë. Në këtë hetim duket se janë përfshirë edhe yje të sporteve të tjera, mes të cilëve një yll i kriketit. "Jemi në dijeni të qarkullimit të drogës mes lojtarëve. Kemi burime të besueshme rreth një lojtari të Premiership që shpërndan dhe konsumon kokainë mes futbollistëve të tjerë", ka treguar burimi i gazetës britanike.