Majkëll Xhekson, “This Is It”, dokumentar për këngëtarin
Disa muaj pas vdekjes publikohet në faqen zyrtare të Majkëll Xhekson, kënga më e fundit “This Is It”, e cila do të jetë pjesë e albumit homonim që do të dalë në Itali më 28 tetor. Ky album do të përmbajë një dokumentar rreth këngëtarit, i regjistruar gjatë provave të fundit për turneun. “This Is It” del në një disk dopio. Me këtë rast publikohet edhe lista e këgëve që janë përfshirë në trashëgiminë e fundit të legjendarit Xhekson: (Disku 1) 1. “Wanna Be Startin’ Somethin’”; 2. “Jam”; 3. “They Don’t Care About Us”; 4. “Human Nature”; 5. “Smooth Criminal”; 6. “The Way You Make Me Feel”; 7. “Shake Your Body (Doën to the Ground)”; 8. “I Just Can’t Stop Loving You”; 9. “Thriller”; 10. “Beat It”; 11. “Black or Ëhite”; 12. “Earth Song”; 13. “Billie Jean”; 14. “Man in the Mirror”; 15. “This Is It”; 16. “This Is It” (Version Orkestral) - (Disku 2) 1. “She’s Out of My Life” (Demo); 2. “Wanna Be Startin’ Somethin’” (Demo); 3. “Beat It” (Demo); 4. “Planet Earth”. Disku do të jetë pjesë e ekranit të kinemave që nga data 28 tetor. Dokumetari do t’u ofrojë fansave të Majkëllit një shikim mbrapa kuintave, ndërsa ai krijonte dhe provonte suksesshëm pjesë të repertorit, me të cilin do të surprizonte mbarë botën.
Kristina Aguilera
Femrat nudo janë më seksi
Kristina Aguilera thotë se më shumë i pëlqen të shikojë një femër të zhveshur sesa një mashkull, pasi femrat janë më seksi. Këngëtarja e muzikës pop thotë se preferon të shikojë trupin e një femre të zhveshur, sepse format e femrës janë më e kënaqshme për sytë. “Mendoj se femrat janë qenie shumë sensuale. Mua më joshin meshkujt, padyshim, jam e martuar dhe e dua burrin tim, e dua atë që bëjmë bashkë, por sinqerisht? Nëse më duhet të zgjedh për të shikuar një mashkull lakuriq ose një femër lakuriq, do të zgjidhja të shikoja femrën. Ne (femrat) jemi natyrshëm më seksi dhe më të bukura për t’u shikuar”,- ka thënë Aguilera për revistën britanike “Cosmopolitan”.
13 Tetor 2009