Majkëll Xhekson dhe pulsi misterioz
Ndoshta jo të gjithë e kanë vënë re. Por nëse i shikon me kujdes imazhet e konferencës së shtypit britanik të Majkëll Xheksonit, në të cilën shpalli rikthimin në skenë, ka diçka që nuk shkon. Disa herë këngëtari ka ngritur krahun e djathtë për të përshëndetur turmën para tij, por vihet re diçka e çuditshme në pulsin e dorës. ǒtë jetë vallë? Të shumtë janë ata që duan ta dinë se çka ngjarë me mbretin e popit. Bëhet fjalë për një krah fals, apo doreza në ngjyrë mishi për të fshehur dëmtimet e shkaktuara nga operacinet plastike? Në këtë rast është hedhur ideja se poshtë dorezave fshihet ngjyra e vërtetë e lëkurës së Xheksonit, të cilën nuk ka mundur ta eliminojë me anë të ndërhyrjeve. Në internet, mes fansave menjëherë kanë nisur diskutimet nëse kemi të bëjmë me një transplantim apo maskim të përkohshëm. Nga ana e këngëtarit nuk ka pasur asnjë shpjegim, pasi siç duket ai është i zënë me përgatitjet rreth rikthimit të madh në Londër. Numri i koncerteve që do të mbahen në arenën “O2” është rritur nga 10 në 44, pasi kërkesa për bileta ishte shumë herë më e madhe nga sa ishte parashikuar. Koncertet janë parashikuar të fillojnë më 8 qershor, deri më 3 gusht, për të bërë një javë pushim dhe për të vazhduar më pas edhe në muajin shtator.
19 Mars 2009