Majko: Daçiq është i paditur dhe jo i zgjuar

I ftuar nga Lista Studentore Reforma, ish kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka diskutuar me studentët e Universitetit të Prishtinës, për nacionalizmin dhe politikën në Kosovë e Shqipëri. Ai tha se politika shqiptare ka përballë vetes sfidën e lidhjes së saj të natyrshme me nacionalizmin patriotik.
“Elitat politike shqiptare janë ende në brezin e tyre të hapur. Pavarësishtë të metave apo dështimeve të tyre, ato mbesin një strukturë pro evropiane dhe garanci e koefidencës perendimore ndaj shqiptarëve. Kthimi i nacionalizmit si cilësi e anti-politikës do të rrezikojë që në një cikël të zgjatur të shkatërrojë elitën politike shqiptare”, tha Majko.
Duke folur për nacionalizmin, Pandeli Majko, i cili tha se është ndër kryeministrat e parë, që nga viti 1912, që e kishte vizituar Kosovën pas përfundimit të luftës, ka folur edhe për praninë e ish president serb Boris Tadiç në një aktivitet të Partisë Socialiste në Shkodër. Ndërsa, kryeministrin Ivica Daçiq, ai e quajti kryeministër të pa ditur dhe jo të zgjuar./Indeksonline/