E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Pashkët, simbol i ringjalljes së vlerave

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Pashkëve.

Thaçi ka thënë se kjo festë simbolizon “idenë e ringalljes së vlerave shpirtërore dhe filozofike, besimin në të mirën e jetës, kulturës dhe idealeve të njerëzimit”.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’ju përgëzoj për Festën e Pashkëve Ortodokse, duke uruar paqe, lumturi dhe kremte të mbarë gjatë këtyre ditëve”, thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi.

Ndërkohë, edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar gjithë besimtarët ortodoks me rastin e Pashkëve Ortodokse. 

Në urim thuhet:

Në Ditën e Pashkëve, festën që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjen e besimit te Zoti, Ju shpreh urimet e mia më të mira. Dëshiroj që ju të gjithë te jeni të lumtur e të gëzuar, me familjet dhe njerëzit e juaj më të dashur.

Le të kujdesimi në këtë ditë të madhe për gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tonë, le t’ju ndihmojmë dhe le t’i gëzojmë ata.

Në këtë festë të rëndësishme le të jemi së bashku dhe të punojmë për shtetin e Kosovës, shtetin e qytetarëve të barabartë në të gjitha fushat, shtetin që duhet ta zhvillojmë e përparojmë për të mirën e të gjithë neve dhe brezave që vijnë. 

Pashkët ortodoske sivjet festohen më 5 maj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›