Majko: Si na ka ndihmuar NATO
Pozicioni i Shqipërisë në NATO do të jetë më i veçantë se vendet e tjera anëtare, për shkak të afrimitetit të kahershëm që vendi ynë ka pasur me këtë Aleance dhe pse nuk ka qenë pjesë e saj . Ish-kryeministri Pandeli Majko thekson pozicionin që Shqipëria ka pasur me NATO që nga vitet 90 dhe ndihmën që Aleanca ka ofruar në momente të vështira për çështjen shqiptare.
Nëpërmjet NATO-s, sipas Majkos, politika shqiptare është detyruar të ndryshojë qëndrim dhe në periudha polarizimi si në vitet 90 apo përplasjesh ekstreme si në 99-ën, gjatë luftës në Kosovë. Majko nuk e shikon me syrin kritik faktin që qeveria do ta përdore anëtarësimin në NATO për kredo elektorale. Sipas Majkos, futja e Shqipërisë në NATO nuk është një kosto për vendin tonë. Por kjo nuk duhet të shikohet nga qeveria shqiptare si një proces që mbyll rrugën e reformave.