E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Vendi tashmë nën urdhrat e një njeriu

Majko gjate nje seance në Parlament

TIRANE- Vendi është nën urdhrat e një njeriu, dhe ky është kryeministrit Sali Berisha. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e FRESSH në kampin veror në Jalë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së të rinjve, lidhur me çështjen e shumë debatueshme për heqjen e imunitetit, Majko tha se fakti më shqetësues që lidhet drejtpërdrejtë me imunitetin, është që krerët e institucioneve kryesore të vendit emërohen nga një parti.

Me dekretimin të Presidentit të Republikës të ish zëvendësit të Gazidedes, para vitit 97, ne kemi një histori shtetërore që nga maja deri në fund është kthyer në një institucion monokratik, nën urdhrat e një njeriu. Problemi është shumë i thjeshtë, sepse sot jetojmë në një vend ku gjykatësit, prokurorin, sot edhe kryetarin e SHISH-it, edhe presidentin para disa javësh e emëron një parti.

Sipas Majkos, emërimet fundit në institucionet kryesore të vendit nuk vijnë si pasojë e një gabimi, por sepse vendi tashmë është nën urdhrat e këtij njeriu. Ky njeri tha ai, është po ai që kërkon të vendosë se kur dhe pse mund të bëhen referendumet, pa marrë parasysh firmën popullore.

Majko iu referua kërkesës së shoqërisë civile për referendum për çështjen e plehrave, së cilës sipas tij, KQZ i tha jo, duke shtuar se, në krahun tjetër vetëm pas një debati me urgjencë në datën 6 gusht për imunitetin, sapo e tha kryeministri që do të kemi një referendum, menjëherë filluan përgatitjet proceduriale a thua se ajo çfarë u diskutua për referendumin e plehrave nuk ekziston, përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›