Majko: Çështja e Kosovës vendoset në Prishtinë
15/02/2005 Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë debaton me kryediplomaten e Maqedonisë për çështjet e rajonit
"Ka politikanë serbë që akoma nuk dëshirojnë të përballen me publikun e tyre"
Debati i një viti më parë
Një vit më parë ministri Pandeli Majko ka debatuar me palën Serbe, gjatë kohës kur po përgatitej tryeza e sigurisë, që do të mbahej në Beograd. Shkak për këtë është bërë fakti që Serbia miratoi një nen në Kushtetutë ku Kosova cilësohej pjesë e pandryshueshme e Serbisë. Menjëherë pas kësaj Majko ka deklaruar se nuk do të bëjë pjesë në tryezën që do të zhvillohet, duke vënë theksin në veprimin e palës serbe. Vendimi i Serbisë në atë kohë është kundërshtuar dhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, që kanë vlerësuar se Kosova është nën juridiksionin ndërkombëtar. Megjithë debatet e zhvilluara Majko ka marrë pjesë në tryezën e mbajtur në atë kohë, kur u vendosën dhe marrëdhëniet e para pozitive mes Tiranës dhe Beogradit. Që nga ajo kohë, mes të dy vendeve janë shkëmbyer vizita të nivelit të lartë.
Kosova dhe përcaktimi i kufijve përreth saj ka sjellë debate mes politikës maqedonase dhe asaj shqiptare. Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, gjatë konferencës së Mynihut në Gjermani ka debatuar me ministren e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Elenka Mitreva, mbi përcaktimin e kufijve të Kosovës dhe unionit Serbi-Mali i Zi. Deklarata e Mitrevës se "kufiri i Maqedonisë me Kosovën është kufiri me Serbinë & Mali i Zi" nga ministri Majko është komentuar si një deklaratë e pavend. Çështja e kufijve në Ballkanin perëndimor ngelet një pikë e nxehtë për të gjithë shtetet e këtij rajoni, ndërkohë, që disa muaj më parë Shkupi zyrtar ka firmosur një marrëveshje me Beogradin për kufijtë e unionit Serbi-Mali i Zi. Ndërkohë, që për Tiranën zyrtare çështja e kufijve të Kosovës duhet të vendoset vetëm në Prishtinë nga përfaqësuesit e Kosovës.
Debati
Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, në një prononcim për shtypin ka sqaruar debatin me ministren e Jashtme të Maqedonisë. Sipas tij, "ministrja e Jashtme e Maqedonisë, përballë kongresmenëve amerikanë deklaroi se 'kufiri me Kosovën është kufiri me Serbinë & Malin e Zi". Nga ana ime është thënë se çështja e kufirit të Kosovës duhet diskutuar në Prishtinë dhe jo në ndonjë kryeqytet tjetër". Majko ka theksuar gjithashtu se çështja e Kosovës dhe e interesave serbe në këtë rajon tashmë janë të mbyllura. "Unë e di që nga pala serbe ka disa insistime, por mendoj që nga të gjithë po kuptohet se rreziku i stabilitetit në Ballkan nuk është Kosova e madhe, siç deklaroi dje Presidenti Tadiç, por është Serbia eksperimentale, kam fjalën e një Serbie që dikush e mendon se duhet të ketë dhe Kosovën brenda. Mendoj se pavarësia e Kosovës tanimë është fakt. Kosova në Serbi është një histori e mbaruar e mbyllur në vitin 1999. Ka politikanë serbë që akoma nuk dëshirojnë të përballen me publikun e tyre për të thënë atë, që në fakt nuk e kanë humbur ata, por e ka humbur zoti Milosheviç në vitin 1999. Kosova është një çështje e humbur, tani fati i saj vendoset vetëm në Prishtinë", tha Majko.
Adriatik 3
Pavarësisht debateve dhe kontraditave që sjell çështrja e Kosovës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë nga ministri Majko, marrëdhëniet me këtë shtet i ka cilësuar si të frytshme. Në këtë kuadër Majko thekson se marrëveshja e Kartës së Adriatikut mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë nuk do të ndikohet nga debati për kufij. Gjithsesi në konferencën e politikave të sigurisë, stabiliteti i rajonit të Ballkanit është cilësuar si primar për integrimin e këtyre vendeve në BE.