Pronarët të kompensohen me vlerën e tregut, legalizimet me çmimet e vitit 1993
15/02/2005 Ish-ministri i Bujqësisë, Hasan Halili, thotë se shteti duhet të jetë rregullatori i situatës
Ish-ministri i Bujqësisë gjatë viteve 1993-1997, Hasan Halili, në një intervistë për "Metropol", shprehet se banorët e zonave informale duhet ta paguajnë tokën e zënë në bazë të çmimit të tokës së vitit 1991. Sipas tij, do të ishte e padrejtë që t'u caktohen çmime që nuk do të kishin mundësi të paguhen prej ndërtuesve në zonat informale. Për ish-ministrin e Bujqësisë në këtë proces duhet të merret parasysh ligji i vitit 1993, kur shqiptarët u bënë pronarë të shtëpive me çmime simbolike. Nga ana tjetër, Halili e shikon si të padrejtë edhe ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave që parashikon një kthim të tokës deri në 60 hektarë. Sipas Halilit, pronarëve duhet t'u kthehet pa kufizim toka, ndërsa kompensimi i saj të bëhet i bazuar në çmimet aktuale të tregut.
Zoti Halili, kohët e fundit është përcaktuar tarifa që do të paguhet për kategoritë e ndryshme të tokave. Si e konsideroni këtë tarifë dhe për mendimin tuaj, a është vepruar drejt me vendosjen e saj dhe për procesin e legalizimit të ndërtimeve të paligjshme?
Në fakt, ne kemi të bëjmë me dy probleme. Problemi i parë, ka të bëjë me kompensimin e pronarëve të vitit 1945 dhe problemi i dytë, ka të bëjë me mundësinë që kanë për të paguar personat që kanë ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga ato malore. Për sa i përket problemit të parë, unë i qëndroj asaj që kam përsëritur edhe më parë që vlera për kompensimin e ish-pronarëve duhet t'i referohet çmimeve të tregut. Ndërsa, për sa i përket çmimit që duhet të paguajë i ardhuri, duhet të merret parasysh momenti kur ky ka lëvizur. Nga viti 1957 dhe deri në vitin 1991, kur doli dhe paketa e ligjeve kushtetuese, shqiptarët lëviznin në bazë të autorizimeve që jepte pushteti i atëhershëm. Ndërsa nga 1991, që doli paketa ligjore kushtetuese, i dha liri shtetasve që të banojnë atje ku e shohin se kanë më shumë mundësi jetese. Kështu që lëvizja ka filluar në vitin 1991 dhe kulmi ka qenë në vitet 1992-1995. Pastaj pati një valë tjetër lëvizje, pas vitit 1997. Pra, për këta të ardhur duhet të llogaritet çmimi i tarifave, sipas asaj periudhe. Ndërsa po t'u referohemi çmimeve që ne kemi përcaktuar për kthimin dhe kompensimin e pronave, që është bërë në vitin 1993, tarifat kanë dalë dhe për trojet dhe për tokat bujqësore në vitin 1994, dhe janë përcaktuar sipas një rajonizimi që janë bërë. Për shembull, qyteti i Tiranës është rajonizuar në tre kategori, zona A, zona B dhe zona C. Zona turistike është përcaktuar sipas afërsisë për zhvillimin e turizmit të trojeve të caktuara dhe madhësisë së tyre. Zona deri në 5 hektarë kishte një tarifë të caktuar, për 15 hektarë një tjetër tarifë, për 20 hektarë e kështu me radhë. Që janë shuma shumë më të larta me këtë që është vendosur sot, flas për kompensimin e ish-pronarëve. Ndërsa nuk është trajtuar fare tema e blerjes së trojeve nga të ardhurit nga zonat malore.
PD-ja e ka kundërshtuar ligjin për mënyrën e pagesës për legalizimet. Për mendimin tuaj, ku qëndrojnë defektet e ligjit të paraqitur nga qeveria?
Partia Demokratike ka kundërshtuar në thelb mënyrën se si janë trajtuar këto ndërtime. Qoftë mënyrën e kompensimit për pronarët e '45-ës, qoftë mënyrën e pagesës për të ardhurit në zonat informale. PD-ja është e gatshme të mbështesë me ligjin e legalizimeve të ardhurit në periferi të qyteteve të ndryshme dhe Tiranës. Pra, nuk duhet parë në këndvështrimin se PD-ja është kundër legalizimeve. PD-ja është pro legalizimeve, por ajo është kundër tarifës që do t'i vendoset familjës së ardhur dhe tarifën që duhet të vendoset për kompensimin e ish-pronarëve.
Cila do ishte mënyra më e drejtë, sipas jush, për ta implementuar këtë proces?
Unë e kam shprehur dhe më parë që duhet të përcaktohen në radhë të parë kriteret dhe më pas të vendoset për hapat e mëtejshme. Për shembull, unë kam pasur 100 lekë flori dhe u sekuestrua, një tjetër ka pasur 100 lekë tokë, një tjetër 100 lekë gurë, një tjetër 100 lekë ndërtesë e kështu me radhë. Pra, duhet ndarë se cila është mundësia e shtetit shqiptar që t'ia kthejë këto fonde personave që ua kanë marrë në mënyrë të padrejtë. Pra, duhet përcaktuar qartë që, ne si shtet, brenda 15 vjetëve do të kompensojmë kaq për qind të atyre kapitaleve që janë sekuestruar në atë kohë. Natyrisht, kjo kërkon studim të hollësishëm, kërkon dokumentacion të saktë, i cili në shumicën e rasteve është në arkivën e shtetit, por mbi të gjitha kërkon pëlqim politik.
Pra, ju thoni që pa pasur një proces korrekt për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve s´mund të ketë as një proces legalizimi?
Jo, procesi i legalizimit duhet të fillojë në rast se nuk bëhet për motive politike dhe elektorale. Duhet të fillojë se toka në Shqipëri nuk lëviz nga vendi. Dokumentacioni për pronat mund të shqyrtohet dhe më vonë, në rast se ekziston dëshira politike. Patjetër që procesi duhet të fillojë.
Eshtë hedhur ideja se kthimi dhe kompensimi i pronave mund të kryhet në masën 100%. Sipas jush sa e mundur është kjo?
Në vitin 1993, ne kemi përcaktuar kufijtë. Për shembull, për trojet ne e kemi përcaktuar qartë se deri në 10 mijë metra katrorë truall mund të përfitohet kompensim fizik, ndërsa në zonën bregdetare deri në 5 mijë metra katrore. Për tokën bujqësore, ne e kemi përcaktuar me një koeficient reduktimi, me qëllim që të arrihet ajo që e kanë bërë të gjitha vendet e Evropës për të goditur pjesën feudale. Familjet që kanë pasur 1500 apo 2000 hektarë, në Shqipëri kanë qenë vetëm 7, dhe nuk përbën problem ky fakt, por kemi vënë një reduktim. Ndërsa prirjeve për 100 hektarë dhe kullota, ne kemi parashikuar kthimin pa kufizim. Ndërsa tani është vendosur kufi deri në 60 hektarë. Ky kufizim krijon një lloj padrejtësie në raport me të tjerët, të cilët kompensimin e kanë marrë thuajse 100 për qind. Të marrim një qytetar, për shembull, që ka pasur një ndërtesë. Banesa në përputhje me ligjet që kemi nxjerrë ne dhe që kanë vazhduar dhe më vonë, pavarësisht se është një, dy apo tre kate, kthehet 100%. Ndërsa pronarët që kanë pasur 100 hektarë në formë trualli marrin vetëm 60 hektarë. Eshtë një nonsens, që quhet në gjuhën e juristëve, sepse një person që e ka pasur ndërtesë e përfiton në masën 100%, ndërsa një tjetër që pasurinë e ka në formë trualli e merr në masën 60 për qind.
Pse këmbëngulni që për legalizimet t'i referoheni ligjit të vitit 1993?
Për mendimin tim, ngjarjet zhvillohen në kohë dhe në hapësirë. Në rast se në vitin 1993 ka ardhur një banor në qytetin e Tiranës dhe bleu një shtëpi, e ka paguar me tarifat e atëhershme. Krahasuar me periudhën e sotme, kanë ndodhur diferencime shumë të mëdha. Për t'i vënë përafërsisht në start të barabartë, atëherë është mirë t'i referohemi asaj periudhe. Sepse nuk mund të përdorim diskriminime. Ai njeri ka ardhur nga nevoja për të gjetur një mënyrë jetese, dhe tokën duhet ta paguajë me çmimin e kohës në të cilën ka ardhur.
Po për sa i përket çmimit të tokës, me çfarë tarifash duhet të kompensohet, me ato të '93-it apo çmimin e sotëm?
Kompensimi duhet të bëhet me tregun. Nuk është fajtor pronari që ka pasur pronën në '45-ën se shteti nuk ia ktheu në vitin 1991, '92, apo '93. Po të ishte kthyer në atë periudhë, atëherë do të ishte normale. Prononcimi i qeverisë që të çojë pronën tek i zoti bëhet në periudha të ndryshme, atëherë në atë periudhë që bëhet duhet të merret parasysh dhe fatura financiare.