E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moisiu takon Nanon dhe Pëllumbin

15/02/2005  Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka zhvilluar dje një takim me kreun e Parlamentit dhe atë të Ekzekutivit, ku janë trajtuar çështjet e sigurisë kombëtare. Burimet kanë bërë të ditur, se shkak i takimit është nevoja për miratimin e një strategjie afatgjatë, që do të garantojë interesat e vendit duke u bërë faktor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Në takim mësohet se është diskutuar dhe për përfundimin e reformës zgjedhore si dhe për garantimin e votës së lirë. Këto dy pika cilësohen nga krerët e shteti si çështja më e rëndësishme për integrimin e vendit në strukturat evropiane. Për këtë çështje tashmë ka dhënë mbështetjen e plotë dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë. Sot, në selinë e OSBE-së pritet të zhvillohet takimi i radhës me ekspertët e dy partive kryesore në vend, ku do të tentohet t'i jepet zgjidhje ndarjes së re elektorale. Në këtë kuadër, përfaqësuesit e Prezencës, kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit e PD-së dhe të PS-së. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë zhvilluar dje bisedime me ekspertët e OSBE-së për variantet dhe kriteret e paraqitura për ndarjen e zonave elektorale. Debati i dy forcave kryesore të politikës shqiptare për hartën elektorale të vendit duket se do të marrë zgjidhje vetëm sot. Gjetja e konsensusit për ndarjen elektorale të Shqipërisë ka bërë që sot OSBE-ja me anë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›