Rama: Berisha zvarrit reformat qëllimisht

“Sali Berisha përsërit se opozita ka pranuar ato që i janë ofruar dy vjet më parë, por e vërteta është se pala e keq drejtuar prej tij nuk ka pranuar ende asnjë nga pikat e domosdoshme kyçe për një reformë të plotë e të drejtë zgjedhore”, theksoi ai.
Rama shtoi se tashmë kur po skadojnë afatet e parashikuara, Berisha nuk ka pranuar ende asnjë nga rekomandimet kyçe të ODHIR-it e jo më propozimin e opozitës për përmirësimin e vetë sistemit zgjedhor. “Se kush është kryeministri i sotëm i Shqipërisë e se sa për zemër e ka ai funksionimin e demokracisë dhe zgjedhjet e lira e kanë marrë vesh të gjithë, edhe shqiptarët edhe komuniteti ndërkombëtar. Ne e kemi ditur me kohë. Por ajo që kërkojmë sot është respektimi pikë për pikë i vendimit të parlamentit për Reformën Zgjedhore dhe futja në kod pikë për pikë e çdo rekomandimi të OSBE/ODHIR-it, ashtu sikundër hapja e një debati transparent në Komisionin e Reformës Zgjedhore edhe për përmirësimin e sistemit zgjedhor. Pala tjetër nuk është e detyruar të bëjë atë që mendojmë e propozojmë ne për përmirësimin e sistemit zgjedhor, pavarësisht se propozimi ynë lidhet me interesin e gjerë publik jo me interesin e ngushtë të Partisë Socialiste. Por padyshim është e detyruar të votojë bashkë me ne pa humbur kohë reformën, mbi të gjitha pikat detyruese të listës së gjatë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it”, thotë ai.
Kreu socialist shtoi se Berisha synon zvarritjen e reformës zgjedhore për të bërë të pamundur implementimin e masave të reja antimanipulim në zgjedhje. “Ne s’kemi bërë asnjë marrëveshje me Sali Berishën e me qeverinë e tij kur jemi ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore apo në tryezën e Komisionit të Ligjeve për ligjet me 3/5-tat që po i shkruajmë thuajse nga e para për të futur në to frymën e normat europiane të funksionimit të shtetit. Por kemi një marrëveshje me publikun shqiptar për ta çuar përpara integrimin europian të vendit dhe do të vazhdojmë të përpiqemi me të gjitha energjitë e forcat në këtë drejtim”, shto. /Start/
2012-02-23 15:27