Manifestimet, Berisha tërhiqet, Rama jo
26/01/2011 Ambasadori amerikan, thirrje PS dhe PD që të heqin dorë nga tubimet e datave 28-29
Pas takimit me Arvizun Rama mbledh aleatët dhe garanton demonstratë paqësore
Kryeministri Sali Berisha ka dalë dje në një konferencë për shtyp, ku është shprehur se po sheh mundësinë e anulimit të manifestimit të 29 janarit, ditën e shtunë, e cila sipas tij, do të ishte një manifestim qytetar kundër dhunës së shfaqur më datë 21 në protestën e opozitës. Sipas Berishës, kjo ka qenë dhe një kërkesë e ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. “Jemi duke e konsideruar këtë kërkesë, të cilën ma ka bërë ambasadori Arvizu, ambasadorë të tjerë, por ma kanë bërë dhe shumë shqiptarë, çështë e vërteta, më të shumtë nga diaspora, por dhe shumë nga Shqipëria, që të mund të shihet, në mënyrë që të mos ketë një koncept ku të përzihet edhe show up, për forcë edhe antidhunë. Por, unë në filozofinë, për të cilën ishte konceptuar, besoj se isha i qartë. Meqenëse po krijon përshtypjen e një “show up”, nuk është ky qëllimi. Në këtë kontekst, përveç kërkesës, sepse mendoj se u plotësua një kërkesë shumë e rëndësishme, për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, mendoj se edhe ne duhet të shqyrtojmë mundësinë e anulimit për të shtunën, të atij mitingu që të mos kuptohet kjo si një lëvizje populiste, që është gjëja e fundit që më shkon ndër mend, ndërkohë që ajo kishte thjesht synimin për të dënuar dhunën, se ka një mënyrë tjetër për ta dënuar dhunën në një kohë kur del jashtë kontekstit dhe nuancave që mund të jepen”,- u shpreh Kryeministri. Sipas tij, dhuna e shfaqur në protestën e 21 janarit, e cila mori tre jetë njerëz, do të hetohet në mënyrë të plotë, në bashkëpunim dhe me ekspertët amerikan dhe ndërkombëtarë që pritet të vijnë dhe të asistojnë për këtë çështje “Hetim profesional të ngjarjes më të rëndë. Publikisht paraqita një kërkesë që ekspertë të huaj të kësaj fushe të kontribuojnë në zbardhjen e të vërtetës të këtyre ngjarjeve dramatike. Kjo përbën një detyrim të shtetit ligjor. Bashkim të plotë të të gjitha agjencive të huaja në procesin e këtij hetimi”,- tha më tej Kryeministri.
Rama
Por, duket se ska të njëjtin qëndrim në lidhje me këtë çështje Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Pas takimit me ambasadorin amerikan dhe pas një mbledhjeje të aleatëve, e cila zgjati rreth tre orë, Rama, me gjithë interesimin e medias preferoi televizionin “News 24”, tek emisioni “5 pyetje nga Babaramo” ku u shpreh se ska ndër mend të anulojë demonstratën, siç vazhdoi ta quajë ai të paralajmëruar për tu zhvilluar më datë 28 janar. “Ne nuk e anulojmë demonstratën homazh, sepse nuk kemi frikë të shfaqim pikëpamjet tona. Ne nuk e anulojmë këtë protestë, sepse besojmë tek paqja dhe jo tek dhuna”, tha Rama. Gjithsesi kreu i PS-së, përgjatë shpjegimit të tij, nuk e shmangu retorikën e ashpër në adresë të qeverisë, kur tha se tashmë Shqipëria është një vend ku shteti nuk funksion, përderisa sipas tij, nuk pranon të ekzekutojë urdhrat për arrestimin e 6 drejtuesve të Gardës. Nga ana tjetër Rama u shpreh se njerëzit në këtë protestë, do të thirren që të protestojnë qetësisht për humbjen e tre jetëve më 21 janar.
Takimet
Më herët ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, kishte bërë një thirrje që forcat politike, në këtë situatë të heqin dorë nga tubimet, me qëllim që të shihen rrugët e qetësimit të situatës. Madje për këtë qëllim ka zhvilluar dhe një takim të veçantë me kreun e PS-së Edi Rama. Gjithsesi, burime nga PS, janë shprehur se nga ana kreut të opozitës, është marrë garanci që në protestën e të premtes nuk do të ketë akte dhune. Për këtë qëllim, sipas të njëjtave burime, Rama ka mbledhur më pas dhe aleatët, ku i ka bërë të qartë atyre qëndrimin e prerë të ambasadorit të SHBA-ve në lidhje me anulimin e protestës. Gjithsesi në mbledhje është rënë dakord që demonstrata homazh të zhvillohet pavarësisht kërkesës së ambasadorit, por ajo të jetë e qetë dhe të shmangen situatat e dhunës, që mund të vijnë nga persona të ndryshëm.