Nis ndërtimi i nyjes së nënkalimit të Zogut të Zi
03/04/2005 Nisën dje punimet për ndërtimin e nyjes së Zogut të Zi, përfshi këtu edhe nënkalimin që do të ndërtohet. Kjo nyje përballon një masë të madhe të trafikut në rrugën hyrëse për në Tiranë, si dhe në Unazë.
Zgjidhja që propozohet konsiston në ndërtimin e një nënkalimi, duke bërë të mundur lëvizjen në disnivel të mjeteve që vijnë nga Durrësi për në drejtim të qendrës së Tiranës dhe anasjelltas. Aksi kryesor qendër e Tiranës-Durrës fillon përballë shkollës së mesme “Qemal Stafa” me katër vija kalimi nga 3,5 metra (dy për secilin drejtim, me një ndarëse trafiku prej betoni 1,1 metër, dy kuneta anësore nga 0,5 metër dhe trotuarë 2,5 metra nga të dyja anët e rrugës. Prej këtu fillon zgjerimi i rrugës me një korsi të re në çdo anë dhe pas 60 metrash rruga zgjerohet me nga një vijë kalimi në të dy krahët me gjerësi 4 metra. Aksi kryesor është me katër vija kalimi nga 3,5 metra, dy bankina sigurie nga 0,45 metër, dy trotuarë nga 0,75 metër dhe ndarëse trafiku prej betoni 1,1 metër; gjerësia e përgjithshme është 17,5 metra.
Rrjetet e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, si dhe rrjeti i energjisë elektrike dhe i telefonisë do të përshtaten sipas ndërtimeve të reja.
Të dhëna kryesore
-Punimet trajtojnë rikonstruksionin e nyjes në kryqëzimin e Zogut të Zi
-Vlera e plotë e objektit është 199.727.730 lekë
-Burimi i financimit të ardhurat e Bashkisë
-Firma zbatuese: “Euroteorema”
-Afati i përfundimit të punimeve: 13 muaj
Volumet kryesore të punimeve
Gërmime e transport dherash 52679 m3
Shtresa zhavorri, çakulli 17545 m3
Veshje rruge me shtresa asfalti 14100 m2
Veshje trotuari me shtresa asfalti 1758 m2
Furnizim, vendosje bordure të parapërgatitur dhe të derdhura 828 m3
Betona të derdhura në objekt 4539 m3
Kanalizime me tuba betoni për ujërat e zeza tuba Ø 60-100 mm 789 ml
Kanalizime me tuba betoni për ujërat e bardha tuba Ø 300-400 mm 2467 ml
Furnizim, vendosje tubacione ujësjellësi me diametër 200-300 mm 220 ml