Majlinda Bregu: Integrimi, vendi penalizohet nëse s’përmbush rekomandimet
Ministrja e Integrimit i bën dhe njëherë apel Partisë Socialiste të bashkëpunojë me mazhorancën për përmbushjen e rekomandimeve të Brukselit
Ministre e Integrimit, Majlinda Bregu foli dje në tryezën e përbashkët Shqipëri – KE për Planin e Veprimit që institucionet shqiptare kanë përgatitur në vijim të 12 rekomandimeve të ardhura pas Opinionit të KE-së. Janë 12 rekomandime që BE kërkon të përmbushen nga Shqipëria, ne lidhje me fusha të ndryshme. Lidhur me këtë ministrja Bregu ka theksuar se realizimi i tyre është përgjegjësi e të gjitha palëve. Duke lënë të kuptohet se disa prej tyre nuk janë realizuar pasi kërkojë edhe mbështetjen e opozitës me votat e tyre në Parlament. Por nuk la pa përmendur vlerësimet e bëra për arritjet e deritanishme. Bregu tha se brenda një kohe të shkurtër erdhën vlerësimet e para. Bregu tha se integrimit të vendit mbështetet nga BE. Në 12 pikat, pjesën më të madhe e zë Kuvendi. Për plotësimin e këtyre rekomandimeve Bregu theksoi se të gjitha palët kanë përgjegjësitë e tyre. “Këto janë një set kërkesash që i kërkohen Shqipërisë. Nga 31 rekomandime që ishin,18 kishin të bënin me zgjedhjet lokale, të tjerat për krimin e organizuar, të drejtat e grave, të drejtat e të burgosurve, etj. Një pjesë e madhe e këtyre detyrimeve janë pjesë e strategjive të Shqipërisë dhe janë vlerësuar në këtë takim në mënyrë maksimale”- tha Bregu Ajo nënvizoi se reformat në administratën publike, e cila është në proces është vlerësuar. Po ashtu janë vlerësuar veprimet për luftën antikorrupsion. “Mund të them se kemi marrë vlerësim maksimal për luftën antikorrupsion. Nga 12 rekomandime, 7 prej tyre janë plotësuar në mënyrë të plotë, 4 duhet të votohen me 2/3 e votave. Kemi marrë vlerësim maksimal në Strasburg për ato që kemi arritur”- tha ministrja Bregu. Ajo shprehu gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar megjithë aktorët edhe me opozitën. “Gatishmëria jonë për negociata nuk do të mungojë. Asnjëherë për të gjetur zgjidhje për situatën politike. Nëse dialogu është refreni i parë i tavolina të negociatave, çdo gjë do të zgjidhet. Të mos harrojmë se vendi penalizohet nëse nuk përmbush rekomandimet. Por edhe se integrimi vendit mbështet nga BE” - u shpreh Bregu.
Kronika - Haxhinasto: Integrimi, aksion dhe detyrim kombëtar/Shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto, tha dje në seminarin për integrimi, se përmbushja e 12 kushteve të Këshillit të Evropës, nuk janë vetëm çështje teknike, por mbi të gjitha janë çështje prioritare kombëtare. “Jo vetëm mazhoranca, por edhe opozita do të vazhdojnë të jenë të interesuara për të bashkëpunuar dhe miratuar ligje të rëndësishme, që kanë të bëjnë jo vetëm me jetën e përditshme të qytetarëve, por mbi të gjitha, që lidhen me procesin e integrimit të vendit”- tha Haxhinasto në konferencën për shtyp me Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë në BE, Stefan Füle.
Ai deklaroi se procesi i integrimit duhet të ketë një qasja gjithëpërfshirëse të gjithë forcave politike, duke shprehur vlerësime për angazhimin dhe mbështetjen e KE-së. “Edhe vetë prezenca dëshmon për ndihmën reale të komunikimit intensiv që kemi me BE-ne dhe në axhendën tonë, integrimi Evropian është prioriteti numër një”- tha ai.
“Është e rëndësishme që procesi të zgjerohet dhe të vazhdojë një klimë pozitive, me qëllim që të kuptohet se mënyra se si do të organizohen zgjedhjet e ardhshme që do të jenë vendimtare për vazhdimësinë dhe për ritmet e procesit të integrimit të Shqipërisë”- përfundoi zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.