E Diel, 1 Nëntor 2026

Majlinda Bregu: Sondazhet tona tregojnë se kemi fituar bindshëm

majli

(E PERDITESUAR)- Partia Demokratike ka reaguar me anë të zëdhënëses së fushatës, Majlinda Bregu ndaj deklaratës së kryetarit të PS, Edi Rama, që tha se ata kanë fituar.

Sipas Bregut, aleanca e djathtë ka fituar bindshëm.

Edi Rama sapo doli për të na bindur se është kopja e keqe e vetes së tij kur doli për të thënë se ka fituar dhe konsolidonte humbjen e thellë.

U konsideroj me bindje të plotë se të gjitha sondazhet tona tregojnë se qytetarët shqiptarë kanë votuar bindshëm aleancën tonë.

I bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve, numëruesve tanë që të mbyllin me sukses ligjërisht këtë proces.

Rama vulosi disfatën e radhës, por këtë herë më të thellën dhe përfundimtaren, tha Bregu.

Edhe në një dalje të mëvonshme, sërish për të karikuar komisionerët dhe numëruesit, Bregu tha se e kanë të sigurt fitoren.

Rezultatet e deritanishme tregojnë pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë të bastioneve të Partisë Demokratike.

Deri më tani, sipas të gjithë treguesve tanë, PD është fituese dhe ne jemi të gatshëm që ta udhëheqim Shqipërinë në katër vitet e ardhshme, tha Bregu./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›