E Diel, 1 Nëntor 2026

EXIT POLL i tretë për Tiranën: E majta 53 përqind, merr deri në 18 mandate, e djathta 46 përqind me 14 mandate

piktori Berisha(E PERDITESUAR)- Sondazhi i tretë Exit Poll nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në rezultatin për Tiranën. Koalicioni i majtë shkon nga 49 deri në 53 përqind. Koalicioni i djathtë shkon nga 42 deri në 46 përqind. Sërish e majta mund të marrë nga 17 deri në 18 mandate. E djathta merr nga 13 deri në 14 mandate. FRD dhe AK luftojnë për të marrë një vend.

***

Kompania IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News ka publikuar edhe exit poll-in për kryeqytetin.

Edhe këtu vihet re diferenca e thellë e koalicionit të majtë, që merr nga 51 deri në 55 përqind, që të përkthyera shkojnë nga 17-18 mandate. Koalicioni i djathtë merr 39-43 përqind të votave, që përkthehen në 13 deri në 14 mandate.

FRD merr 2 deri në 4 përqind dhe mund të marrë një mandat

AK merr nga 1 deri në 3 përqind dhe mund të marrë një mandat./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›