EXIT POLL i tretë nuk lëviz gjë: E majta merr 55.5 përqind, e djathta shkon 43.5 përqind
(E PERDITESUAR)- Sondazhi i tretë Exit Poll, përgatitur nga IPR Marketing dhe Ora News, nuk ka pasur ka pasur ndonjë lëvizje të madhe.
Koalicioni i majtë është nga 51.5 deri në 55.5 përqind. LSI ka mbetur pa lëvizur, kurse PS ka humbur vetëm 0.5 përqind.
Kurse sa i përket koalicionit të djathtë, sërish e djathta mbetet në nivelin deri në 43.5 përqind.
***
Edhe sondazhi i dytë Exit Poll i IPR Marketing dhe Ora News i jep fitore të thellë të majtës. Koalicioni Aleanca për Qytetarin është nga nga 52 deri në 56 përqind. Kurse koalicioni i majtë është rritur fare pak duke shkuar nga 39.5 deri në 43.5 përqind.
Me 0.5 përqind janë rritur Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duke shkuar në 37.5 dhe 11.5 përqind.
***
Exit Poll i parë që është realizuar nga IPR Marketing dhe Ora News i jep një fitore të jashtëzakonshme opozitës me 52- deri në 65 përqind. Ndërkohë koalicioni i djathtë shkon deri nga 39 përqind deri në 43 përqind.
Në total PS merr nga 37 deri në 41 përqind, LSI merr nga 7 deri në 11 përqind.
Kurse në kampin e djathtë, PD merr nga 33 deri në 37 përqind. PDIU merr nga 1.5 deri në 3.5 përqind.
FRD merr nga 1 deri në 5 përqind të votave. AK merr nga 1 deri në 5 përqind të votave.