E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Drejtësisë angazhohet për të përmbushur detyrimin për të dëmshpërblyer të përndjekurit politikë

Ministria e Drejtëisë është angazhuar të sqarojë çdo qytetar, që paraqitet në zyrat e saj, për të marrë informacion si për aplikime konkrete, ashtu edhe informacion mbi mënyrën e përmbushjes së formularëve për dëmshpërblimin financiar të ish- të dënuarve politikë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ministria e Drejtësisë thekson se "qytetarët paraqiten pranë këtij dikasteri fizikisht, duke zgjedhur vetë të marrin informacionin në një rrugë të tillë". Pranë Ministrisë së Drejtësisë, sipas njoftimit për shtyp, "deri datën e sotme, janë regjistruar 18 954 kërkesa për dëmshpërblim financiar nga të përndjekurit politikë, prej të cilave 16 579 ishin regjistruar deri në datën 19 dhjetor 2008". Të gjitha këto kërkesa janë regjistruar rregullisht dhe janë aktivizuar menjëherë në përputhje me kërkesat ligjore. Për çdo veprim të kryer për çdo kërkesë, çdo ish- i dënuar politik është njoftuar zyrtarisht me shkrim nga Ministria e Drejtësisë. Me këtë rast, Ministria e Drejtësisë kujton se me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 1699, datë 30/12/ 2008, është miratuar një listë prej 1442 përfitues të dëmshpërblimit financiar. Këto ditë pritet të dërgohet pranë Këshillit të Ministrave për miratim një listë e dytë përfituesish prej 3000-4000, mes të cilëve sigurisht që do të jetë edhe zoti Dodë Veshtja, ish i dënuar politik. Sqarimi i Ministrisë së Drejtësisë erdhi pas një lajmi të trasmetuar sot në një kanal televiziv, ku u deklaruan fakte të deformuara mbi procesin e dëmshpërblimit financiar të të përndjekurit politik Dodë Veshtja. Lidhur me këtë rast, Ministria e Drejtësisë sqaron se kërkesa e ish të dënuarit politik Dodë Veshtja është regjistruar rregullisht në regjistrat e Ministrisë së Drejtësisë dhe mban numrin 257. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›