E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama uron kosovarët për 2 vjet Pavarësi

Uashington, 9 shkurt, NOA Presidenti i
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një letër urimi presidentit
të Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e 17 Shkurtit, përvjetorit të dytë të
shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ne e vlerësojmë partneritetin tonë dhe
mbetemi të përkushtuar për tju mbështetur në hapat e nevojshëm për të arritur
aspiratat tuaja euroatlantike, ka shkruar Obama në krye të saj.

Duke shtuar më pas se në emër të popullit amerikan,
ai përgëzon të gjithë qytetarët e Kosovës në përvjetorin e dytë të pavarësisë
së Kosovës më 17 shkurt.

Unë gjithashtu dëshiroj të përgëzoj popullin
e Kosovës për përparimin që keni bërë në ndërtimin e një shteti demokratik,
paqësor dhe multietnik. Ne e vlerësojmë partneritetin tonë dhe mbetemi të
përkushtuar për tju mbështetur në hapat e nevojshëm për të arritur aspiratat
tuaja euroatlantike. Në këtë 17 shkurt, u përcjell urimet e mia dhe besimin më
të madh për vazhdimin e miqësisë dhe forcimin e partneritet në mes të dy
vendeve tona, thuhet më tej në mesazhin e urimit të presidentin amerikan ndaj
homologut të tij kosovar.

n.e/NOA

.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›