E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosja kërkon drejtësi për vrasjet e 10 shkurtit

Prishtinë, 9 shkurt, NOA- Lëvizja Vetëvendosja
do të përkujtoj nesër protestat e 10 shkurtit të vitit 2007, ku protestuesit
paqësor u dhunuan nga Policia e UMNIK-ut dhe u shënuan dy viktima. Drejtuesit e
kësaj lëvizje publikuan sot programim e ceremonisë së tre vjetorit,  ku janë planifikuar homazhe te varret e dy dëshmorëve
Mon Balaj dhe Arben Xheladini si dhe shfaqen e dokumentarëve të ndryshëm që kanë
të bëjmë me aktivitetin e Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje e organizoi mitingun e
madh të tre viteve më parë për të kundërshtuar Planit e negociatorit Marti Ahtisaarit
dhe qëndrimet e Grupit Negociator të Kosovës që sipas vlerësimit të
Vetvendosjes, po e sillte Serbinë brenda Kosovës.

Duke dënuar vrasjet e tre viteve më parë,
Vetëvendosja, akuzon drejtuesit e UMNIK-ut dhe të politikës kosovare për
proces të montuar gjyqësor edhe ndaj liderit të saj Albin Kurti.

Në vend që drejtësia të merrej me vrasësit
dhe urdhërdhënësit e masakrës së qëllimtë të 10 shkurtit, u dha urdhër për
arrestimin e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, si dhe 14 aktivistëve
tjerë, thuhet në njoftimin e lëvizjes Vetvendosja.

Reagimi i organizatës ka të bëjë dhe e
procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit i cili ende nuk ka përfunduar.

xh.q/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›