Makbule Ceco: PS po perjeton krizen e saj me te rende, qe nga themelimi
Ndersa deputetet e Partise Socialiste thone se kjo force eshte duke hartuar nje "kurs te ri" politike, ish-drejtuesit e forumeve te saj, qe e kane drejtuar qe nga viti 1991 thone se keto jane momentet me te veshtira per kete force politike. Ish-nenkryetarja e Kuvendit gjate qeverisjes socialiste dhe nje prej figurave kryesore ne kete force deri ne vitin 2005, bene nje analize te zhvillimeve ne seline roze. Sipas saj "Partia Socialiste po perjeton krizen me te rende qe nga krijimi i saj". Duke analizuar gjithe qendrimet gjate gjashte viteve ne opozite, Ceco bene pergjegjes menyren e drejtimit te kesaj force, por nga ana tjeter shpreh bindjen se PS-ja nuk mund te shperbehet nga individe te vecante. Ndersa per humbjet elektorale, ajo fajeson liderin e PS-se, Edi Rama, i cili sipas saj ka justifikuar disfatat personale. "Do ta quaja humbes te madh ate lider partie, si z. Rama, qe flet ne emer te partise qe perfaqeson per vjedhje votash, per te justifikuar disfatat personale, si nje deshmi e pafuqise dhe e mos mbajtjes se premtimeve, se me cdo kusht do te ruaje voten, si nje lider qe humbet kreditet per t'u besuar nga elektorati dhe per tu ndjekur me besim nga ky elektorat", thote Ceco ne nje interviste per "Koha Jone".
Zonja Ceco beni pjese ne politikanet qe kane dhene kontribut ne PS gjate kohes qe ka qene ne opozite dhe ne qeverisje. Si do e vleresonit opoziten e sotme te PS-se?
Gjate 6 vjeteve ne opozite, PS,vecanerisht me reagimet dhe veprimet e dy vjeteve te fundit, pas zgjedhjeve te qershorit 2009, per kedo, eshte e qarte, se coroditja, konfuzioni qe ka ngerthyer lidershipin e saj, ka shkuar tashme deri ne ate pike sa PS po perjeton krizen e saj me te rende ne keto 20 vite qe nga krijimi i saj. Kriza po shfaqet me dukshem pas zgjedhjeve vendore te 8 majit dhe sidomos me rezultatin e Tiranes, cka perforcon mendimin se kjo krize eshte e lidhur drejtperdrejt me lidershipin e saj, qe duket dhe deshmon se e ka shnderruar forcen me te madhe politike ne vend ne nje instrument per t'i sherbyer vetem lidershipit dhe interesave te ngushta dhe personale te tij. Ndonese me dhimbje, por eshte e domosdoshme te flitet hapur, pa doreza, se PS eshte ne krize, pavaresisht se per shume socialiste mund te duket sakrilegj, por sikurse thote Ajnshtanji "Kur do te thuash nje te vertete lere delikatesen tek rrobaqepesi".
Ne radhet e socialisteve por dhe ne opinionin publik, ka filluat te ndihet perhere e me teper se qendrimet, pozicioni, statusi, strategjia, veprimtaria politike e PS qe zuri fill nga 2009-ta e ne vazhdim, pas kaq zvarritjesh dhe konceptesh dilentateske per politiken, domosdoshmeria imperative per te konsideruar, reflektuar seriozisht dhe rikonfiguruar ndryshimin e kursit, perpunimin e nje programi dhe nje alternative qe deri me sot ka munguar, per te krijuar nje status tjeter te opozites ne teresi, e te PS ne vecanti, sepse opozita ne nje sistem parlamentar demokratik eshte pjese e rendesishme e sistemit. Ne shkencen politike roli i opozites konsiderohet domosdoshmeri, roli i saj vleresohet si "nje levizes tjeter i politikes", pare kjo ne dy aspekte: se pari me vullnetin dhe shansin per te ndikuar ne proceset politike aktuale, dhe se dyti, me planin dhe mundesine per te marre pushtetin ne te ardhmen si e vetme ose ne koalicion me subjekte te tjera politike.
Pra, funksioni kryesor i PS ne opozite, sikurse pergjithesisht cdo opozite, ne nje sistem demokratik parlamentar, eshte paraqitja e alternativave te qeverisjes. Ne kete kontekst, opozita jo vetem qe duhet te profilizohet si alternative politike, por ajo duhet te jete vazhdimisht e gatshme, ne rruge legale, legjitime dhe kushtetuese per te marre pushtetin duke luajtur rolin e saj ne tri drejtime themelore veprimi: kritike, kontroll dhe alternative. Pra PS ne opozite duhet te kritikoje veprimet e qeverise, te kontrolloje pushtetin dhe te shfaqe alternativat e saj.
Si do e vleresonit rezultatin e zgjedhjeve te fundit vendore ne raport me pretimet e kreut te PS-se per nje vote politike dhe humbjen e Tiranes?
Politikat dhe drejtesia e tyre, efektiviteti, realizmi dhe mbeshtetja per keto politika, qe ndjek nje force politike, maten me rezultatet konkrete ne betejat me kundershtaret politike, vecanerisht ne ballafaqimet zgjedhore, qofshin keto zgjedhje te pergjithshme politike, qofshin zgjedhje administrative vendore. Ne kete kuptim edhe zgjedhjet administrative vendore e mbartin ne vetvete karakterin politik, per sa kohe nenkuptojne ballafaqim midis forcave politike, por venia e theksit, ne zgjedhjet vendore te 8 majit, tek karakteri i thjeshte dhe kryesisht politik i tyre, sic deklaroi z. Rama, pare ne driten e rezultateve te arritura, vecanerisht ne Tirane,nuk eshte tjeter vecse nje boomerang per vete z. Rama, i cili kandidoi me nje status te dyfishte si kryetar i PS dhe si kryetar i bashkise, duke zgjedhur kete pozicion dhe status te dyfishte edhe kryetar partie edhe kryetar bashkie, duke synuar, si gjithnje, t'i kishte te gjitha per vete, ne rast fitoreje, packa se nje mori faktoresh dhe argumentesh te cilat ai jo vetem nuk i konsideroi, por i injoroi, diktonin reflektim dhe shtronin nevojen per te korrektuar dhe korrigjuar kete status edhe /edhe,ne statusin ose/ ose, (ose kryetar partie ose kryetar bashkie) ne zgjedhjet vendore te 8 majit, megjithese, sipas gjykimit tim, ky status edhe/ edhe duhej te ishte ndrequr shume kohe me pare, qe ne zgjedhjet vendore te 2007, madje dhe me heret, qe ne 2005 kur si kryetar i bashkise, z. Rama, u kurorezua edhe kryetar i partise.
Ju beni pjese ne politikanet ne PS qe kane kundershtuar qe ne fillim mungesen e vendimmarrjes se forumeve dhe frymen autoritariste ne PS, pas vitit 2005. Ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste u vendos edhe nisja e zgjedhjeve per forumet brenda partise. Mendoni se ky eshte nje shans per ridimensionimin dhe hapjen e partise?
Gjykoj dhe besoj se nisja e procesit per zgjedhjen e forumeve brenda partise nuk perben e nuk duhet konsideruar thjesht si nje shans per riformatimin e se majtes, ne kete moment ky ridimensionim e riformatim eshte dhe perben domosdoshmeri dhe imperativ akut. Opozita duhej riformatuar shume kohe me perpara, por me mire vone se kurre.
Deputeti Arben Malaj ka prezantuar nje platforme qe synon moderiznimin e PS, nderkohe qe Kastriot Islami dhe Andis Harasani perbejne disa nga zerat me oponente ndaj kreut aktual te PS. Si i vleresoni keto zhvillime dhe a jane te mjaftueshme per te ndryshuar gjerat ne partine me te madhe te opozites?
Tashme, pothuajse pranohet nga nje shumice jo e vogel e anetaresise dhe e opinionit te gjere publik se z. Rama gradualisht, hap pas hapi, i dha PS-se fizionomine e nje partie centraliste, me fryme autoritariste e totalitariste te lidershipit, ku alternativat e ndryshme nuk ekzistojne si mundesi, perjashtohen, ndersa imponohet mendimi i "njeshit" e njerezve te tij, sipas motos "beni si them une, mos beni si bej une" dhe zbatohet nepermjet nje politike represive, perjashtuese, nihiliste, agresive, radikale, bizantine.
Por, sigurisht, PS nuk mund te mbetet e tille, prone e njeshit, kushdo qofte ai, themelues apo rishtar. PS eshte parti e anetaresise dhjetera-mijeshe dhe e mbeshtetur fuqishem nga simpatizantet dhe perkrahesit e saj nga shtresa, kategori, grupe sociale e grupmosha qindra-mijeshe,qe te PS shohin shpresen per progres e per nje te ardhme me te mire te tyre dhe te vendit. PS eshte nje pasuri politike e shoqerise shqiptare dhe nuk mund te shperbehet e te shformohet nga individe te vecante, ndonese perkohesisht edhe mund te bjere ne kete gjendje. Situata, ne te cilen eshte aktualisht PS, eshte kalimtare.
PS qe nga krijimi i saj ka kaluar jo pak procese ndryshimi, demokratizimi, zhvillimi permes te cilave jane konturuar elemente te rendesishem modernizimi dhe emancipimi te saj. Keto procese kane qene e do jene te vazhdueshme,permes te cilave ajo ka perballuar sfidat e zhvillimit te shoqerise shqiptare. Ne kete kuader dhe levizja qe ka nisur nga brenda PS, eshte nje levizje qe nuk mund e nuk duhet te behet nen moton e nje emri, Malaj, Islami apo Harasani etj. Demokraci do te thote komunikim,do te thote njerez qe bisedojne me njeri-tjetrin per shqetesimet e perbashketa, qe ndertojne te ardhmen e tyre, ka nenvizuar nje publicist amerikan. Kjo eshte e nevojshme per cdo parti politike, sikurse dhe per marredheniet ndermjet partive aleate. Nen kete filozofi, duhet te ndertohen edhe marredheniet me partite e tjera te opozites, edhe per zgjidhjen e problemeve te dites apo te perspektives. E rendesishme eshte shfrytezimi i situates per interesa me te medha politike. Per te arritur keto synime, gjykoj, jane me se te nevojshme perpjekjet dhe presioni i anetaresise per te programuar e konturuar ne menyre gjithnje e me rezultative alternativen e majte, per te frenuar rrugetimin, e hapur apo latent, per centralizimin e metejshem te partise, per t'i thene ndal rruges se konsolidimit te PS si parti e njeshit e ne varesi te interesave personale te tij,nga kushdo qofte "nga lart e per larte, per reformim e modernizim te vazhdueshem e real dhe jo imazhist apo fasadist te PS.
Nga te gjithe dihet dhe njihet se, levizjet e proceset emancipuese, modernizuese, demokratizuese e kane shoqeruar gjate gjithe historise se vet PS-ne. Levizja e tanishme ne PS e shprehur ne emra te pervecem si Malaj etj, kunder dukurive autoritariste e antidemokratike qe jane lehtesisht e qartesisht te identifikueshme, eshte e nevojshme te konturohet si levizje gjitheperfshirese dhe jo e izoluar brenda nje grupi individesh, qofshin me autoritet, kredibilitet, te zgjedhur ne struktura drejtuese apo deputete, qe te marre trajtat, mbeshtetjen dhe forcen e nje levizjeje per zhvillim, progres e demokratizim te vazhdueshem, mbasi demokracia eshte proces i hapur, nuk jepet njehere e pergjithnje,ajo fitohet, rritet, thellohet. Ky proces nuk eshte atribut i disave, as vetem i lidershipit apo as i te larguarve qe gjoja kerkojne revansh, sic mund te konceptohet siperfaqesisht, por eshte nje proces per ceshtje parimore te zhvillimeve te nje partie demokratike. Ky eshte nje proces qe kerkon obligim, angazhim, perkushtim te te gjitheve, te cdo anetari te partise, te cdo intelektuali anetar, simpatizant apo i paanshem, te te rinjve dhe te rejave,te burrave dhe grave,te veteraneve dhe pensionisteve,te cdo progresisti.
Per PS, aktualisht, eshte ne rend te dites, si per cdo parti me te vertete demokratike, qe ne filozofine politike dhe veprimtarine e praktiken konkrete te saj, te mos pajtohet as me udheheqjen absolute te nje personi dhe as me sundimin e nje burokracie anonime, eshte e rendesishme qe permes percaktimeve ne statutin e programin e saj te siguroje bashkeveprimin e te gjithe anetareve ne pervijimin dhe materializimin e linjes politike partiake, perfshi dhe aleancat e koalicionet, zgjedhjen e drejtuesve partiake si dhe paraqitjen e kandidateve per detyra parlamentare dhe shteterore.
Ne kete menyre domosdoshmeria e rikonfigurimit te PS, do te sjelle ndryshime reale te tilla qe PS te mos jete e mos mbetet sic eshte transformuar aktualisht, vetem ne emer e tille, por te risjelle e rivendos ne filozofine politike,ne strategjine e programin e saj parimet dhe idealin e se majtes, sepse sic thote Ernest Fraenkel "perkunder pohimit te domosdoshmerise se qendrimit pragmatik ndaj politikes,....bota qeveriset nga parimet", ide kjo e formuluar para afro 50 vjeteve por qe eshte e vlefshme edhe ne ditet e sotme.
Ne kete kendveshtrim, ze nje vend paresor ideja, se mundesia e ndertimit te nje godine solide te nje partie demokratike, moderne e progresiste qendron ne zevendesimin e konceptit voluntarist, subjektivist te ligjit (statutit dhe programit te PS) me "filozofine e ligjit", me respektimin dhe jo injorimin e mosperfilljen e institucioneve e strukturave drejtuese te zgjedhura demokratikisht te partise.
Thenia e Hipokratit te lashtesise se: "Natyra nuk toleron asgje te ekzagjeruar" duket sikur eshte formuluar per te terhequr vemendjen e anetaresise socialiste te PS per ta adresuar drejt nje reflektimi serioz e te thelle per zhvillimet ne kete parti.
Ajo qe i duhet te beje sot PS, eshte te gjeje ekuilibrin e humbur, midis perpjekjes ekstremale, por joefektive, per t'u dukur e re, dhe humbjes se identitetit duke rrezikuar te huazoje kontributin dhe elementet baze te vlerave te se majtes.
Vetem e riformatimuar dhe e udhehequr nga nje filozofi politike moderne dhe strategji e "deres se hapur ndaj te gjithe vlerave e kontributeve" nder vite, duke u mbeshtetur ne gjithe trashegimine pozitive njerezore, programore, filozofike e politike te nje partie te vertete moderne te majte, PS do te mundesoje realizimin e misionit dhe te synimit per t'i dhene politikes shqiptare pluraliste dimensionin e se majtes reale, e nje opozite te vertete si ne forme, ashtu edhe ne permbajtje.
Pak jave me pare u festua 20 vjetori i Partise Socialiste. Si rralle here ne kete ceremoni mungonin nje pjese e mire e njerezve qe kane dhene kontribute ne kete force politike. Cfare pjese dhe vlere mendoni se ze ne historine e PS-se drejtimi i saj nga Edi Rama ?
PS ne keto 6 vjet te drejtuar nga z. Rama eshte shnderruar nga nje parti e hapur, dora dores, ne nje parti te hermetizuar nepermjet diktatit e urdhrit te njeshit- kryetarit, i cili qe nga momenti i marrjes se drejtimit te kesaj partie shpalli publikisht idene, qellimin dhe pikesynimin e transformimit radikal-ekstrem te saj nen nje frazeologji e retorike te perpunuar, te kamufluar. I frymezuar nga nje filozofi nihiliste, mohuese e negativiste sipas se ciles cdo gje e bere nga socialistet pergjithesisht, e ne vecanti ne 8 vjet qeverisje eshte e pavlere, iu hap rruga aplikimit te terapise "shock per crrenjosjen" e gjithckaje ne PS dhe per konfigurimin e nje partie te epokes "Rama" krejtesisht e ndryshme nga partia socialiste e periudhes se krijimit, zhvillimit, demokratizimit, evropianizimit, modernizimit te saj me kontributin real, dhe jo fasade, te anetaresise dhjeteramijeshe. Sigurisht, per cdo mendje te kthjellet e racionale, nje drejtim i tille i PS nga z. Rama do te sillte ate cka sot pas gati 6 vjetesh nen drejtimin e tij e shohim qartesisht te materializuar ne zhvillimet e gjendjen aktuale te kesaj partie qe per fat te keq, ka korrur vec humbje te njepasnjeshme ne betejat ballafaquese me maxhorancen qeverisese. Madje,ne kete kendveshtrim, do ta quaja humbes te madh ate lider partie, si z. Rama qe flet ne emer te partise qe perfaqeson per vjedhje votash per te justifikuar disfatat personale si nje deshmi e pafuqise dhe e mos mbajtjes se premtimeve, se me cdo kusht do te ruaje voten si nje lider qe humbet kreditet per tu besuar nga elektorati dhe per tu ndjekur me besim nga ky elektorat.
Ndersa flitet per 6 vitet e drejtimit te PS-se nga Rama, natyrshem behet dhe krahasimi me kohen qe kjo parti drejtohej nga Fatos Nano. Mendoni se pas kaq kohesh karriera e Nanos mund te quhet nje kapitull i mbyllur ne PS?
Ne pyetjen tuaj mbartet dhe pergjigja. Per te mos rene ne perseritje do evidentoj cfare e ka karakterizuar ne fryme dhe ne realitet drejtimin e PS nga z. Rama, c'ka ben dhe dallimin dhe diferencen e madhe nga drejtimi i lidershipit te meparshem te kesaj partie.
Drejtimi i lidershipit Rama ne pothuajse keto gjashte vjet per gjykimin tim por jo vetem timin, eshte karakterizuar nga autoritarizmi personal, nga interesat private, nga etja per rritjen e pushtetit e autoritetit te njeshit,nga mendesia per ta pare e poseduar partine si prone vetjake, nga nevoja qe ndjen z. Rama per te afirmuar "identitetin" politik "socialist", nderkohe qe deklaron paradoksalisht me pompozitet infantil se nuk eshte politikan, per t'i hapur rruge implementimit te platformes qe ai ka shpallur qe ne fillim, me retoriken e tij te sofistikuar e te perpunuar, e cila flet qarte per nje largim gjithnje e me te dukshem nga e majta moderne, e emancipuar, vizionare,dhe nga mungesa e objektivitetit. Thuhet, por dhe eshte provuar nga pervoja e zhvillimeve politike, se mungesa e objektivitetit ne politike pothuajse eshte nje (e njejte) me papergjegjshmerine. Duke iu referuar thenies se njohur te Rusoit "se nuk ka gje me te rrezikshme sesa ndikimi i interesave private ne punet e shtetit", me zevendesimin e termit shtet me parti politike, sepse ne fund te fundit institucione politike perfaqesojne, si shteti, ashtu dhe partite politike, atehere behet me se e qarte gjendja e sotme ne PS dhe domosdoshmeria imperative e ndryshimit te filozofise, mentalitetit, frymes, stilit, metodes se drejtimit te saj.
PS dhe gjithe opozita ka perpara sfida te veshtira, sfida qe, ne fund te fundit, kerkojne fitoren e se majtes. Dhe keto sfida, para se gjithash, kerkojne mendim te qarte politik, struktura efikase, shtabe te afta politike, kerkojne realizim te nje procesi te pandalshem per reformim te vertete, real te PS, per t'i mbajtur socialistet te bashkuar, per te mbajtur opoziten e majte te bashkuar. Por, ne gjendjen ne te cilen ndodhet sot PS, eshte ravijezuar e konturuar nje mosperputhje midis synimeve te partise dhe anetaresise se saj dhe qendrimeve e veprimeve te z. Rama me perkrahesit e tij, me prirjen e tij autoritariste, radikale te drejtimit te PS. Zhvillimi dhe realizimi i pikesynimeve nuk mund te arrihet duke krijuar ne parti "turma te bindura" dhe struktura te predominuara nga njerez "pa goje", as me injorim te gjithckaje te arritur perpara ardhjes se lidershipit te ri. "Liria,ne pergjithesi, ka thene Hegeli, ze fill aty ku zoteron ligji (per cdo parti politike ligji eshte statuti) dhe jo arbitrariteti i nje individi te vetem". Vetem keshtu ne filozofine politike dhe mentalitetin e lidershipit te sotem te PS nuk do te vendoset e keqja perpara se mires, mbasi sic shprehet nje historian i degjuar francez, kjo lloj filozofie shfaqet se pari si filozofi e urrejtjes. Qendrimi i z. Rama ndaj z. Nano, deshmon urrejtjen qe e karakterizon ate, por dhe pamundesine e pafuqine per te nderprere karrieren (ndonese perkohesisht mund ta ndale,frenoje ate) apo per te eliminuar vlerat e kontributet e padiskutueshme te kujtdo ne PS e jo me te z. Nano si themelues e drejtues per gati 15 vjet te PS.
Te udheheqesh partine dhe krejt opoziten,kerkohet nje kohezion midis qellimit dhe qendrimeve e veprimeve konkrete si brenda partise qe drejton,ashtu dhe me partite aleate ne opozite. Ky kohezionin brenda PS dhe midis gjithe partive te majta opozitare,mund te arrihet permes nje projekti te qarte e konkret politik, ashte retorikave pa permbajtje, jashte fasades pa substance, jashte terminologjise politike makiazhiste, jashte frymes se perjashtimit e urrejtjes etj, te cilat jane karakteristika te qenesishme te z. Rama. Ky projekt politik duhet te kaperceje kufijte e ceshtjeve te dites, dhe te behet promotor i shfrytezimit maksimalisht te situates aktuale politike ne vend, per interesa me te medha politike, per zgjidhje realiste, jo thjesht ne interes te fitores se opozites se majte, si qellim ne vetvete, por per krijimin e gjithe hapesirave,mundesive e kushteve per fitore te progresit, zhvillimit, forcimit, persosjes se sistemit tone demokratik ende te brishte, per integrimin e Shqiperise, te cilat i mungojne teresisht z. Rama. Prandaj, si konkluzion, pse jo, dhe si rekomandim bazuar ne ate cka misheron z. Rama si individ "jo politikan" dhe si lidership i PS, do te citoja thenien lapidare te te madhit Gete se, "nuk mund te arrish aq larg, nese nuk di se ku shkon".
Gjithashtu,ne kete linje logjike arsyetimi, do te shtoja se eshte rasti per tu ndare nga pozicionet e politikat e perjashtimit, te diktatit, te urrejtjes, te nihilizmit, te komandimit e frymes se njeshit, e vecanerisht te ngutjes ne te cilat eshte orientuar PS nga Edi Rama, pozicione e politika te kushtezuara e lidhura dukshem me ngutjen e egon e tij per tu bere zot jo vetem ne parti por dhe ne shtet, per tu bere sovran mbi sovranin popull, per tu bere i gjithpushtetshem.Per arritjen e ketyre synimeve z. Rama vrapoi dhe dha konsensusin per ndryshimet kushtetuese te 21 prillit, te cilat preken shtyllat kryesore te Kushtetutes se miratuar me referendum popullor dhe qe ishin, pervecse te pajustifikueshme, te papranueshme, edhe tejet te ngutura, te nxituara dhe perseri po per keto qellime z. Rama po vrapon te beje te penduarin e ketyre ndryshimeve kushtetuese.
Perpara PS sot me shume se kurre, del si imperativ, nevoja e nje zgjedhje e zgjidhje te tille qe te shenoje ndryshimin e frymes qe eshte injektuar ne PS nen lidershipin Rama, tek i cili gjen misherim te plote dhe materializohet katerciperisht thenia e Belinski-t se"...Pas egoizmit, pasioni me i madh eshte ai per pushtet..."
Ne perfundim si konkluzion, por dhe si deshire dhe si shprese dhe si mesazh apo rekomandim, per z. Rama e per kedo tjeter politikan te djathte e te majte apo te qendres, aktiv apo jo ne politike, do referoja nje thenie te vjeter filozofike se: "C'vlere ka te vraponi, nderkohe qe jeni ne rruge te gabuar?...", duke e plotesuar mesazhin e kesaj sentence me tezen e Karl Popper, tek "Mjerimi i Historicizmit" fq. 81, i cili parashtron per politikanet nevojen dhe domosdoshmerine per te pare me kujdes rrugen qe kane ndjekur "ne ka gabime, t´i gjejne ato, t´i nxjerrin hapur ne shesh, t'i analizojne e te mesojne prej tyre, ja cfare duhet te beje nje politikan ....".
Ju faleminderit