E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina "Tuareg" dylloset si provë në Durrës

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, ka urdhëruar efektivët e policisë së Durrësit të dyllosin dhe ta transferojnë në magazinat e Drejtorisë së Rezervave të Shtetit në Durrës, makinën e përdorur nga Dritan Dajti ditën e masakrës. Sipas prokurorisë, makina "Tuareg" do të qëndrojë për ta ruajtur si provë materiale në procesin gjyqësor që pritet të zhvillohet pas përfundimit të hetimeve.

Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme, e cila konfirmoi se pasditen e djeshme është transferuar me karrotrecë makina e tipit "Volkswagen Tuareg" me ngjyrë të errët dhe me xhame të errëta mbrapa që mbante targa italiane "CR 535 FR" nga Drejtoria e Policisë së Durrësit në magazinat e Rezervave të Shtetit si provë materiale. Me këtë makinë, Dritan Dajti po udhëtonte bashkë me kunatin e tij Ergest Xhaxhi, shokun e tij Ledion Mara dhe një person ende të paidentifikuar nga Tirana në Durrës pasditen e 7 gushtit.

Ku me të mbërritur në plazhin e Durrësit, agjentët e policisë kanë ndërhyrë për ta arrestuar ku janë përballur me plumbat e Dajtit, dhe për pasojë mbetën të vrarë katër agjentët Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari e Kastriot Feska, si dhe shoqëruesi i tij Ledion Mare dhe u plagos një kalimtar i rastit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›