E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia kufitare bllokon 22 motorë uji në bregdet


Mungesa e dokumentacionit nga kapiteneria e portit, mungesa e dokumentacionit doganor si dhe shkelja e zonës së lundrimit, ka sjellë bllokimin e 22 motorëve të ujit dhe gjobitjen e pronarëve të 21 mjeteve të tjera. Policia kufitare ka bllokuar këto mjete për mungesë dokumentacioni për ushtrimin e veprimtarisë përkatësisht në Vlorë, Durrës, Shëngjin Sarandë dhe Velipojë. Këto masa kanë ardhur pas shqetësimit të ngritur nga pushuesit për rrezikshmërinë e këtyre mjeteve, kur lundronin në zonën e plazhistëve. Lajmi për bllokimin e këtyre mjeteve është bëri ditur dje nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku thuhet se këto masa janë marrë pas shkeljes së rregullave të lundrimit në zonën e pushuesve dhe mungesës së dokumentacionit.

Për 22 mjetet e bllokuara janë konstatuar mungesa e dokumentit të zhdoganimit dhe mungesa e dokumentacionit që lëshohet nga kapiteneria e portit për ushtrimin e aktivitetit. Sipas policisë, pa këtë dokumentacion këtë mjeto nuk mund të veprojnë në zonat bregdetare dhe ky operacion është ndërmarrë nga numri i lartë i mjeteve motorike, ku pronarët e tyre i përdorin pa dokumentacion përkatës, si dhe nga vdekja e një të riu në Durrës nga një motor uji. Operacioni i Drejtorive Rajonale për Migracionin dhe Kufirin është kryer në plazhin e Durrësit, Vlorës, Sarandës, Shëngjinit dhe Lezhës. Nga Policia Kufitare e Durrësit janë bllokuar 12 mjete lundruese dhe janë ndëshkuar me gjobë pronarët e 13 mjeteve të tjera, me një vlerë prej 1. 750 mijë lekësh të rinj, ndërsa një mjeti i është hequr leja e lundrimit.

Ndërkohë nga aksioni i Policisë Kufitare në Durrës janë bllokuar tetë motorë uji si dhe janë vendosur dy gjoba ndaj pronarëve të dy mjeteve të tjera. Ndërsa Stacioni i Policisë Kufitare në Shëngjin ka bllokuar dy mjete uji dhe ka vendosur gjashtë gjoba për mjetet në zonën e plazhit të Velipojës. Operacioni i Policisë Kufitare i kryer dhe në bashkëpunim me "Forca Delta", ka ardhur pas plagosjes së disa personave dhe vdekjes së një të riu, pikërisht nga përplasja e motorëve të ujit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›