E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfliktet e pronësisë, tritol magazinës


SHKODËR - Një shpërthim është dëgjuar mbrëmjen e së mërkurës në një godinë që përdorej si pikë shumice në fshatin Beltojë të komunës Bërdicë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në një godinë e cila përdorej si magazine, pronë e famijes së Mark Gjergjit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, ndonëse banesa e Gjergjit ishte vetëm pak metra larg objektit ku ishte vënë eksplozivi, dhe 5 pjesëtarët e familjes ndodheshin në banesë në atë moment. Dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe ekspertë të hetimit dhe të policisë po bëjnë verifikimet dhe mbledhin provat.

Sipas policisë, sasia e eksplozivit e cila dyshohet të ketë qenë tritol ishte vendosur në soletën e godinës. Familjarët e familjes Gjergji theksuan se ishin tronditur nga shpërthimi i fuqishëm dhe kishin qenë të parët që kishin njoftuar policinë. Burime pranë grupit policior të ngritur pranë uniformave blu për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, mësohet se pista kryesore mbetet ajo e pronësisë. Forcat blu po marrin në pyetje pjesëtarët e familjes, të cilët kanë mohuar të kenë pasur konflikte apo hasmëri. Po hetohet për të zbardhur të plotë ngjarjen, ndërsa mësohet se është bërë i mundur identifikimi i autorit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›