E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina del nga rruga, aksidenton për vdekje 54-vjeçarin

Berat- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Berat-Ura Vajgurore, kur mjeti ka humbur kontrollin duke shtypur tre persona të rrugë, njëri prej të cilëve humbi jetën.

Drejtuesi i automjetit tip Fuoristradë ka humbur kontrollin e makinës duke aksidentuar për vdekje një 54 vjeçar që udhëtonte me biçikletë anash rrugës, ndërkohë që ka plagosur rëndë dy të tjerë që ecnin në këmbë.

Aksidenti i shënua sot rreth orës 15.30, në kthesën e Lapardhasë, kur mjeti tip fuoristradë doli nga rruga dhe shkaktoi goditje fatale për kalimtarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›