Makina del nga rruga, plagosen punëtorët turq
KRUJE - Tre punëtorë turq të firmës që ndërton autostradën Durrës-Kukës u aksidentuan dje ndërsa ktheheshin nga kryeqyteti. Fuoristrada me të Tiranës, në të cilën ndodheshin të huajt, ka dalë nga rruga nacionale Fushë Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Thumanë të Krujës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Sipas policisë, tre punëtorët emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, po udhëtonin me makinën me targë TR 8062N nga Tirana në drejtim të veriut, kur automjeti ka dalë nga rruga, pikërisht në një segment rrugor që ndodhet në rikonstruksion dhe ku mungojnë shenjat e sinjalistikës. Për pasojë autovetura është rrotulluar disa herë dhe më pas ka përfunduar jashtë rrugës. Policia thotë se tre shtetasit e huaj kanë pësuar plagë të rënda dhe janë shoqëruar në spital ushtarak në Tiranë. Sipas burimeve mësohet se tre personat kishin kaluar ditën e diel të pushimit në Tiranë dhe po udhëtonin për në Kukës që të mbërrinin në orarin zyrtar të nisjes së punës. r.n