Alban Ylli: Ja problematikat e shëndetit publik
Gjatë prezantimit të studimit demografik shëndetësor drejtori i Shëndetit Publik, Alban Ylli, tregoi disa nga tendencat e sëmundjeve qe shfaqet ne vendin tone si dhe masat qe duhet të ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë. "Për vdekshmërinë foshnjore ajo po ulet , por nga ana tjetër mund të themi se kemi probleme me vdekshmërinë foshnjore për faktin se ajo ngelet shumë e lartë në fshat se sa në qytet. Pra, kemi pabarazi. Kjo na bën të fokusohemi akoma më shumë në përpjekjet për të parandaluar këtë fenomen në fshat" tha Ylli. Ai shtoi se një problem tjetër është ai i kequshqyerjes. Shqiptaret kane filluar te ushqen më mire se në vitin 2000, por krahasuar me 2005, shifrat e të sëmurëve si pasoje e kequshqyerjes janë më të larta."Vërejmë se krahasuar me vitin 2000 kequshqyerja në Shqipëri dukshëm ka rënë, por në krahasim me vitin 2005 ka indikatorë të kequshqyerjes që janë rezistentë dhe pothuajse kanë ngelur në stanjacion" tha Ylli. Nga të dhënat e studimit rezulton se 19% e fëmijëve nën moshën 5 vjeç janë nën peshë ndërsa 6% e tyre janë të kequshqyer. Por problem mbetet edhe obeziteti. Rreth 22% e fëmijëve nën 5 vjeç janë mbi peshë ose obezë. Ndërkaq konsumi i duhanit vazhdon te mbetet problem tepër shqetësues. Drejtori i ISHP-se theksoi se femrat dhe kryesisht ato të Tiranës, që konsumojnë duhanin janë në një numër të lartë, një tendence gjithmonë drejt rritjes."Vërejmë që kemi një tendencë në rënie të pirjes së duhanit, për lënie të duhanit në moshat 40-vjeçare, por një rezistencë për rënie tek 20-vjeçarët. Kemi një tendencë të veçantë në rritje te femrat dhe kjo na bën të fokusohemi më shumë te femrat, e sidomos te femrat e Tiranës, që janë në fillimet e tyre të epidemisë" tha Ylli.